Imuniteti, PD: PS nuk e heq, se ka frike nga drejtesia Eva Gjura
Partia Socialiste ka frike te perballet me institucionet e drejtesise, ndaj nuk pranon te votoje heqjen e imunitetit. Keshtu eshte shprehur dje zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi, gjate nje deklarate per mediat. Zedhenesja e selise blu, ka theksuar se ky qendrim i opozites eshte pranuar nga deputeti i PS-se Pandeli Majko, pak dite me pare gjate nje bashkebisedimi qe ai zhvilloi me disa te rinj ne Jale. "Dy dite me pare, ne nje takim me te rinjte eurosocialiste ne Jale, ish kryeministri Pandeli Majko zbuloi para shqiptareve, shkakun e vertete te bllokimit me date 6 gusht nga z. Edi Rama, te heqjes se imunitetit dhe bllokimit te statusit te vendit kandidat. Pyetjes se njerit prej te rinjve, se perse PS bllokoi me date 6 gusht heqjen e imunitetit dhe statusin e vendit kandidat per Shqiperine, z. Majko iu pergjigj troc se PS nuk mund te pranoje heqjen e imunitetit, per faktin se kete e pranojne ministrat, te cilet sipas tij paskan te tyre gjykatesit dhe prokuroret. Kete ka shprehur zedhenesja e PD-se. Sipas selise blu, deputeti i PS-se Majko, pohoi publikisht dhe haptas, se eshte frika e z. Rama dhe deputeteve socialiste nga drejtesia, ligji dhe zbatimi i tij, shkaku themelor i bllokimit nga ana e tyre e heqjes se imunitetit dhe te statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Zedhenesja e PD-se ka theksuar me tej, faktin se Rama dhe miliarderet e PS-se, nuk e pranojne heqjen e imunitetin, sepse tmerrohen nga pasurite e tyre te paligjshme, origjina e tyre nga fshehja e taksave, kontrabanda, grabitja e trojeve dhe pronave te te tjereve, ndertimet pa leje dhe trafiqet kriminale. Duke iu referuar deklarates me te fundit, te bere nga deputeti i PS-se, zedhenesja e PD-se ka deklaruar, se Majko deshmon se negociatat e fundit PD-PS, ne te cilat PD pranoi te gjitha propozimet e PS-se, te paraqitura nga vete z.Majko, ishin thjesht nje farse hipokrite e z. Edi Rama, per te mashtruar opinionin publik dhe asgje me teper. "Pohimi i hapur i z.Majko para te rinjve socialiste, fakton ne menyre te qarte se z.Rama nuk kishte kurre ndermend te hiqte imunitetin ne shtator, si c'deklaroi dhjetera here para dates 6 gusht, por vetem sa u perpoq, qe me mashtrimin e radhes te mbulonte sado pak aktin e shemtuar te bllokimit nga ai personalisht, per te tretin vit me radhe te statusit te vendit kandidat per Shqiperine", - thuhet ne deklaraten e PD-se. Gjithashtu, PD i kujton mbare opinionit publik, se me deklaraten e z.Majko ne Jale, sipas se ciles deputetet e PS-se nuk mund te pranojne heqjen e imunitetit, sepse kane frike nga drejtesia dhe zbatimi i ligjit, shpjegon shume qarte panikun deri ne palce qe ka ngerthyer udheheqjen miliardere te PS-se, nga vendimi i mazhorances per thirrjen e referendumit popullor per heqjen e imunitetit, shembjen e murit te korrupsionit dhe marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Per mazhorancen, ky zbulim i hapur i z. Majko, paralajmeron haptas shqiptaret, se z. Rama dhe kupola e miliardereve te PS-se, jo vetem qe nuk do te pranojne thirrjen e referendumit, por ata do te bejne gjithcka, do te perdorin te gjithe pasurite e tyre te mbrojtura nga muri katran i korrupsionit, per sabotimin e tij. PD deklaron edhe nje here publikisht, se asgje nuk do te mund te bllokoje te drejten e qytetareve te lire shqiptare, per te zhveshur me voten e tyre zyrtaret e ketij vendi nga imuniteti, maska dhe mburoja e zeze e pasurimit te tyre te paligjshem.
PS, frike nga hetimi
Partia Demokratike ka kerkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit. Kerkesa e pare eshte bere ne vitin 2003, kur PD ishte ne opozite, por nuk u pranua nga PS, e cila ne ate kohe ishte ne pushtet. Sipas PD-se, qeveria socialiste hodhi poshte ne vitin 2003 propozimin e demokrateve per heqjen e imunitetit, edhe pse ne krye te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, ishin dy ish anetare te kryesise se Partise Socialiste, zoterinjte Thimio Kondi dhe Fehmi Abdiu, dhe ne drejtim te Keshillit te Larte te Drejtesise ishte ish ministri socialist, z. Ilir Panda. Pavaresisht refuzimit, demokratet e perseriten kerkesen e tyre edhe ne 2005-en, dhe me bindshem erdhi kerkesa ne vitin 2008.
PS, frike nga hetimi
Partia Demokratike ka kerkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit. Kerkesa e pare eshte bere ne vitin 2003, kur PD ishte ne opozite, por nuk u pranua nga PS, e cila ne ate kohe ishte ne pushtet. Sipas PD-se, qeveria socialiste hodhi poshte ne vitin 2003 propozimin e demokrateve per heqjen e imunitetit, edhe pse ne krye te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese, ishin dy ish anetare te kryesise se Partise Socialiste, zoterinjte Thimio Kondi dhe Fehmi Abdiu, dhe ne drejtim te Keshillit te Larte te Drejtesise ishte ish ministri socialist, z. Ilir Panda. Pavaresisht refuzimit, demokratet e perseriten kerkesen e tyre edhe ne 2005-en, dhe me bindshem erdhi kerkesa ne vitin 2008.