E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe Athina, ne bisedime per gazsjellesin "TAP"

Marreveshja per delimitimin e kufirit detar me Greqine, mund te kthehet ne nje pengese serioze per avancimin e bisedimeve dypaleshe, lidhur me projektin e gazsjellesit "TAP".

Mediat greke theksojne, se Italia, Greqia dhe Shqiperia duhet te mbyllin ne tre muajt e ardhshem, marreveshjet respektive per gazsjellesin "TAP", kohe brenda se ciles duhet te zgjidhet edhe ceshtja e mbetur pezull e marreveshjes se ujerave, mes Tiranes e Athines.

Sipas tyre, nje investim i permasave te tilla mund te kthehej ne nje shans te mire, qe dy vendet qe te permbyllin ne kohe marreveshjen per kufirin detar dhe ate per zonen ekskluzive ekonomike, ne detin Jon. Ministrat e jashtem te Greqise dhe Italise, Dimitris Avramopulos dhe Xhulio Terci, u takuan javen e kaluar ne Rome dhe shprehen vullnetin per nenshkrimin e marreveshjes, lidhur me gazsjellesin "TAP", nje projekt tejet i rendesishem per harten energjetike te Ballkanit dhe Europes. Mediat greke raportojne se, delegacionet e tri vendeve mund te takohen ne tetor ne Tirane, per te diskutuar lidhur me modalitetet per nenshkrimin e nje marreveshjeje trepaleshe, qe do t'i hapte rruge projektit "TAP" dhe do te perconte nje mesazh te forte ne Azerbajaxhan. Sipas tyre, mbeshtetja politike qe Tirana, Roma dhe Athina, do te tregojne ndaj ketij projekti te madh energjetik, qe do te jete vendimtar per te ardhmen e tij. Brenda vitit 2013, konsorciumi qe menaxhon rezervat e gazit ne Sha Deniz, do te vendose perfundimisht per projektin fitues qe do te sjelle gazin ne Europe. Gazsjellesi "TAP", qe kalon permes Greqise, Shqiperise e Italise, duket te jete me i avantazhuar pas marreveshjes se "British Petrolium" dhe "Total", per te financuar kete projekt te madh energjetik. Deri me tani, dihet se dy kompanite me te medha boterore te hidrokarbureve, "BP" dhe "Total" kane firmosur nje marreveshje me kompanine e Azerbajxhanit "Socar", per te financuar realizimin e gazsjellesit "TAP". Sipas njoftimit me te fundit te konsorciumit, kjo marreveshje parashikon se te tre kompanite mund te blejne deri ne 50% te kapitalit te projektit, qe aktualisht ka si aksionere te tjera zviceranen "Egl", kompanine norvegjeze "Statoil" dhe gjermanen "E.ON Ruhrgas". Investimi i "Bp", "Total" e "Socar", do te kontribuoje ne drejtimin e punes se vazhdueshme ne disa fusha te rendesishme, gjate gjithe periudhes qe do te vijoje nga vendimi final e deri ne perfundim te projektit, qe pritet ne vitin 2013. Sipas drejtorit menaxhues te "TAP"-it, Kjetil Tungland, nenshkrimi i kesaj marreveshjeje te rendesishme, eshte nje vote me shume per besimin ne cilesine e zgjedhjeve teknike e tregtare qe "TAP" ka zgjedhur me aktoret e industrise kryesore, gjithashtu forcon edhe nje here mbeshtetjen e bashkepunimit qe u nenshkrua mes "TAP"-it dhe Shah Deniz, ne muajin qershor. "Bashkepunimi yne me Shah Deniz, - ka thene drejtori i "TAP"-it - tashme eshte edhe me afer dhe ka nje ndikim edhe me te gjere. Marreveshja jep nje siguri me shume per rezultate pozitive, ne perfundimin e kesaj vepre te madhe te korridorit te jugut. Ecuria e deritanishme e projektit, duke pare edhe marreveshjet e tjera nderqeveritare te suksesshme mes Shqiperise, Greqise dhe Italise, e ben projektin "TAP" te jete me konkurrues dhe ndoshta fitues te gares ndaj konkurentes tjeter "Nabuco", per transportimin e gazit nga Deti Kaspik drejt Europes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›