E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultivuan hashash në kopshtin e shtëpisë, pranga çiftit nga Lazarati

Gjirokastër- Një çift bashkëshortësh ka rënë në pranga e policisë në fshatin Lazarat pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Mësohet se Zenel dhe Merita Basha janë arrestuar pasi në kopshtin e banesës së tyre i janë gjetur 200 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se Merita Basha ishte dënuar me 3 vjet burg për të njëjtën akuzë dhe ishte shpallur në kërkim.

Sakaq uniformat blu pritet të japin detaje më të hollësishme të operacionit i cili është pjesë e një aksioni të gjërë të Policisë së Shteti për të ndalur kultivimin e narkotikëve në të gjithë vendin.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›