E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, PS mbledhje grupi para seancës

Deputetët e Partisë Socialiste do të mblidhen sot në selinë rozë pak minuta para nisjes së seancës parlamentare për imunitetin .

Edhe pse gjatë këtyre javëve opozita ka rikthesuar se nuk do të votojë në seancën e sotme, por vetëm do të jetë e pranishme, gjatë mbledhjes pritet të dilet me një qendrim të unifikuar.
 

Opozita këmbëngul në diskutimin edhe disa të ndryshimeve të tjera kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë, ndërsa shumica prej ditësh të tëra po e akuzon atë se gjithshka po e bën për të penguar statusin e vendit kandidat:
 

Seanca e sotme e parlamentit vështirë se mund të sjellë ndonjë të papritur përvecse do të kthehet në skenën ku gjithcka sa palët kanë thënë ndaj njera tjetrës në këto ditë, do të përsëriten sërish brenda asaj salle.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›