E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama mos blloko per te treten here statusin

Nuk ka munguar dhe sot, një ditë para votimit në Parlament për heqjen e imunitetit, apeli i Partisë Demokratike për lidershipin socialist që ta votojë nismën ligjore për kufizimin e imunitetit.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e partisë Demokratike, Silvi Bardhi u shpreh se Rama me bllokimin nuk dëmton qeverinë, por integrimin e vendit.
"PD fton sërish kryetarin e PS, zotin Edi Rama të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit dhe procesin e marrjes së statusit, por të lejojë grupin e tij të votojë ligjin e miratuar me konsensus të plotë nga të dyja palët, për heqjen e imunitetit, si interes jetik të çdo qytetari shqiptar. PD fton zotin Rama të shndërrojë datën 6 gusht në një ditë të bardhë për çdo shqiptar duke hequr murin e zi të korrupsionit, që nuk lejon Shqipërinë të marrë statusin”, u shpreh Bardhi, gjatë deklaratës për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›