E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e reformave trojka ultimatum Rames Votoni imunitetin ne 6 gusht

Trojka e ambasadorëve i ka kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, që opozita jo vetëm të bëhet pjesë e diskutimeve parlamentare për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, por t’i votojë ato në seancën plenare të 6 gushtit. Në takimin me tre ambasadorëve në zyrën e kryesocilaistit Rama, është nënvizuar fakti se klasa politike ka të gjithë kohën e nevojshme për të shqyrtuar draftet ligjore të paraqitura.
Ambasadorët janë shprehur se konsensusi politik i shfaqur në përmbylljen e reformës zgjedhore, duhet të vijojë edhe me reformat e tjera legjislative, siç janë edhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Sipas tyre, këto reforma do ta afronin më shumë Shqipërinë në udhën e saj të integrimit europian.
Ambasadori Vollfarth bëri me dije gjatë prononcimit të tij për shtyp se gjatë takimit me Ramën ishte folur për disa aspekte, ku në fokus ishte pikërisht heqja e imunitetit. 
“Çështja e imuniteteve vjen pas reformës zgjedhore, e cili shpresojmë të përfundojë me sukses këtë javë. Duhet theksuar se imuniteti përbën një rëndësi për funksionimin e shtetit. Shfrytëzimi më i mirë i kohës, ky është emri i lojës që kemi përpara”, vlerësoi ambasadori i OSBE-së. 
Ndërkohë sipas ambasadorit të BE-së, heqja e imunitetit klasifikohet si një çështjet vendimtare për progresin e vendit drejt aleancës evropiane.  
“Në nuk kërkojmë nga politikanët që të pëlqejnë njëri-tjetrin, por u kërkojmë që të punojnë në interes të zhvillimit të vendit. Për këtë arsye shpresojmë në arritjen e konsensusit për të gjithë paketën e reformave të tjera”, deklaroi Sequi. 
Gjithashtu dhe në deklaratën e ambasadorit Arvizu nuk mungoi apeli për miratimin e ligjit për heqjen e imunitetit. Sipas tij, deri në 6 gusht palët kanë kohën e mjaftueshme për të arritur konsensusin. Njëkohësisht, në gjykimin e ambasadorit amerikan konsensusi është i domosdoshëm për miratimin e paketës së gjithashnshme të reformave. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›