E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e Topit Biberaj Gati strukturat e partise

TIRANE- Nje nder iniciatoret e krijimit te partise se re te spektrit te djathte politik e emertuar tashme si partia e Bamir Topit deri ne formatimit e emrit te saj zyrtar ish-zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes Aleksander Biberaj eshte shprehur se tashme pergatitja e programit platformes politike dhe ngritja e strukturave ka perfunduar. Per te gjithcka eshte gati per te startuar ne fundshkurt ose fillimmars me partine e re e cila shihet si nje emergjence ne kete situate te veshtire per koalicionin e djathte qeverises. Ne po punojme fort per partine e re ne menyre qe momenti i themelimit te saj te na gjeje te konsoliduar ne te gjithe vendin me struktura te gatshme ne cdo rreth dhe cep te republikes gje e cila tashme eshte arritur ka qene deklarata e njerit prej iniciatoreve te kesaj partie Aleksander Biberaj. I cili nuk ka munguar te jape dhe detaje ne lidhje me kete pergatitje te forte ne terren te partise duke plotesuar madje dhe vakuumet ku PD dhe te djathtet kane lene ne keto vite te qeverisjes qendrore ku tere vemendja ka qene e perqendruar te pushteti dhe ku strukturat e partise jane lene pas dore pikerisht ato struktura qe dominohen nga njerezit e thjeshte dhe idealistet. Njeheresh Biberaj ben te ditur se tashme po intensifikohet puna per ngritjen dhe te strukturave te rinise se kesaj partie por dhe te forumit te grave. Jemi duke perfunduar procesin e ngritjes se strukturave te rinise qe do te jene gati per te fuqizuar kete parti. Kemi zhvilluar takime neper universitete ne te gjithe vendin dhe ka qene teper i madh interesimi dhe bashkimi me projektin tone politik duke garantuar nje mbeshtetje te jashtezakonshme ne tere vendin eshte shprehur Biberaj. I cili nuk ka munguar te beje me dije se ka filluar dhe ngritja e strukturave te grave nje force shume e madhe levizese ne shoqerine shqiptare. Nga ana tjeter nismetari i krijimit te partise se re te Topit ka mohuar faktin se krijimi i kesaj partie politike te spektrit te djathte politik do te behet ne nje nga datat e rendesishme te cilat perkujton partia e pare opozitare ne Shqiperi Partia Demokratike. Biberaj ka nenvizuar se partia e re do te kete simbolet e veta duke i dhene fund ne kete menyre hamendjeve se kjo parti do te shpalle si date themelimi 20 shkurtin diten e rrezimit te bustit te dikatorit komunist Enver Hoxha. Ai e sheh krijimin e partise si nje nevoje ne kete situate te veshtire ku e djathta eshte spostuar majtas dhe vendi eshte ne krize. Tashme eshte nje nevoje dalja ne skenen politike e nje partie te re per shkak se e djathta eshte ne krize tha Biberaj. Per te cilin ky vend bosh ne qendren e djathte te spektrit politik duhet te zihet menjehere duke nenkuptuar se pas koalicionit me LSI-ne e majte PD nuk perfaqeson me te djathten.
Por qe ne momentin e berjes publik te faktit se mbeshtetesit e Topit do te krijojne nje parti politike te spektrit te djathte Presidenti aktual por dhe mbeshtetesit e tij jane vene ne qender te goditjeve politike te mazhorances dhe vecanerisht te kreut te qeverise Sali Berisha. Madje kryeministri nuk ka lene podium apo ekran televiziv pa sulmuar Topin se e ka kthyer Presidencen nga nje institucion i pavarur dhe mbi palet ne nje seli partie. Njeheresh paralel me keto akuza per deformimin e qellimit te Presidences nga ana e Topit kreu i qeverise Berisha nuk ka munguar te deklaroje se kreu aktual i shtetit nuk do te jete kandidature per nje mandat te dyte i propozuar nga kjo mazhorance.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›