Imuniteti i Priftit sot në Këshillin e Rregullores Meta nesër në Kuvend
TIRANE- Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për deputetin Dritan Prifti.
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës do të jetë i pranishëm në orën 13:30 para anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Imunitetit.
Një ditë më parë Këshilli i Mandateve pati mundësi të dëgjojë qëndrimin e ish-zvkryeministrit Ilir Meta për kërkesën e njëjtë që prokuroria kishte bërë për të për heqje të imunitetit. Konferenca e kryetarëve vendosi pasditen e djeshme që seanca për shqyrtimin e heqjes së imunitetit të deputetit Ilir Meta të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00.
Konferenca vendosi gjithashtu që po gjatë seancës së të mërkurës të diskutohet edhe nisma e mazhorancës për kufizimin e imunitetit.
Pas qëndrimit të zotit Prifti ditën e sotme pritet që edhe për të të vendoset data kur do të mbahet seanca ku do shqyrtohet kërkesa për heqjen e imunitetit.
(s.g/BalkanWeb)