E Shtunë, 31 Tetor 2026

LIbrazhd, burri vret gruan dhe e hedh në përrua

LIBRAZHD- Një 55 vjecar akuzohet se ka vrarë me sende të forta bashkëshorten e tij dhe më pas viktimën e ka hedhur në përrua. Policia informon se ngjarja ndodhi rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të hënës në familjen Çepi në fshatin Vulçan të Librazhdit. Nuk dihen ende motivet që kanë çuar autorin, Sami Çepi të vrasë bashkëshorten e tij Behije,46 vjece. Policia ka shpallur në kërkim 55 vjecarin ndërsa ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e vrasjes.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›