E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nxjerr makinën nga rruga, i vdes gruaja dhe nipi

VLORE- Një aksident i rëndë rrugor me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë ka ndodhur në orën 06. 30 minuta të mëngjesit të sotëm në të dalë të qytetit të Vlorës.

Makina tip fiat me targa italiane BZ 415 NH në të cilën udhëtonin një cift të rinjsh
(burrë e grua) dhe nipi 15 vjecar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anës rrugës.

Nga përplasja kanë humbur jetën Kladja Hasani 23 vjec, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit Sami Hasani, 28 vjec si dhe nipi i tij Edi Hasani 15 vjec.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit

Dy të vdekurit janë nisur nga kalimtarët e rastit në spitalin e Vlorës dhe me pas në morgun e spitalit. Ndërsa 28 vjecari ndodhet në reanimacion, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
(foto ilustruese)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›