E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strazburg, PE diskuton sot për Shqipërinë

STRAZBURG- Situata politike në Shqipëri do të jetë në fokusin e diskutimeve të Parlamentit Evropian mesnatën e sotme.
Në diskutimin e posaçëm për Shqipërinë pritet që Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fule të mbajë një deklaratë në Parlamentin Europian, mbi situatën politike në Shqipëri.

Ndërkombëtarët nuk kane ndalur apelin e tyre për bashkëpunim dhe zgjidhje të krizës që prej më shumë se një viti e gjysmë por deri tani asnjë prej përpjekjeve të tyre nuk ka dhënë rezultat. Vetem pak kohë më parë dështoi edhe përpjekja e të dërguarit të posacëm të BE-së, Miroslav Lajcak për të ulur tensionin e krijuar mes dy kampeve politike, ndërsa sipas një njoftimi të zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE-së, Kethrin Ashton, vetë Baronesha pritet të vizitojë Tiranën së shpejti, në një tjetër përpjekje për zgjidhje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›