Imuniteti i gjyqtareve Nishani Topi nuk me mbeshteti

Propozimi i rrezuar ne KLD heqje dore nga imuniteti ne menyre vullnetare nga gjyqtaret
I vetem perballe te gjitheve ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise i pambeshtetur as nga kreu i ketij keshilli ne propozimin e tij per heqjen dore ne menyre vullnetare te gjyqtareve nga imuniteti. Ky ka qene deklarimi i bere nga ministri i Drejtesise Bujar Nishani gjate nje interviste per televizionin Klan ku ka shtuar se Presidenti Bamir Topi nuk e ka mbeshtetur ne lidhje me heqjen e imunitetit. Mazhoranca prej kohesh kishte kerkuar heqjen e imunitetit edhe ne sistemin e drejtesise per gjyqtare dhe prokurore si pjese e luftes kunder korrupsionit ne drejtesi. Por per shkak te mungeses se votes se opozites mazhoranca ka iniciuar nje tjeter nisme te ngjashme me ate te ndermarre prej deputeteve te saj per heqjen dore nga imuniteti i zyrtareve te larte ne menyre vullnetare. Kjo nisme eshte prezantuar ne Keshillin e Larte te Drejtesise disa jave me pare nga z. Bujar Nishani. Por numri nje i dikasterit te drejtesise thote se ai nuk u mbeshtet nga kryetari i ketij keshilli Presidenti i Republikes Bamir Topi. Une besoj se dy perfaqesite e rendesishme te nje shteti sic jane politikanet dhe pjesa e komunitetit te sistemit gjyqesor nuk mund ta konsiderojne ne asnje rast pasjen e imunitetit si nje korace apo nje mbrojtje te rasteve kur ka akuza per afera korruptive apo te perfshirjes se individeve brenda ketyre grupimeve ne afera korruptive - ka deklaruar ministri Nishani.
Rrezimi i kerkeses
Per sa i perket aspektit ligjor Nishani ka deklaruar se ne cilesine e anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise duke u nisur nga modeli qe u propozua ne Parlament nga ana e grupit te mazhorances parlamentare qe perpara dy mbledhjesh te KLD-se propozoi qe i njejti model te aplikohej edhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ministri Nishani ka shpjeguar se dhe gjyqtaret ne vijim te ketij modeli qe parlamentaret po aplikonin duke hequr dore ne menyre individuale dhe duke reflektuar apo e konfirmuar kete permes rregullores se Parlamentit te aplikohej edhe ne KLD. U gjenda ne nje pozicion jo komod kur nuk u mbeshteta ne kete iniciative pasi kryetari i ketij keshilli Presidenti i Republikes gjykoi se ndryshimet per kufizimin e imunitetit do te vijne vetem nepermjet ndryshimeve ligjore cka do te thote te ndryshosh Kushtetuten e vendit. Ky qendrim i Presidentit te Republikes u artikulua qarte dhe ne mbledhjen e fundit te KLD-se duke iu adresuar Parlamentit per te bere ndryshimet ligjore qe do te thote te adresosh kete ceshtje kaq te rendesishme per pastertine e sistemit drejt nje ngerci te pazgjidhshem - tha me tej Nishani. Sipas tij sot dihet qarte qe te ndryshosh Kushtetuten permes votimeve ne Parlament thuajse eshte e pamundur pasi ka nje pozicionim te opozites per te mos dhene votat per te ndryshuar Kushtetuten. Jam i bindur se ajo praktike qe u ndoq dhe u realizua ne parlament ku cdo deputet dhe me deshiren e tij mund te depozitoje kerkesen per tu kufizuar ne kete imunitet ne rastet e nevojes per tu hetuar per afera korruptive te behet fare mire prane KLD-se si pushtet menaxhues apo institucioni qe konfirmon pushtetin gjyqesor. Pra cdo gjyqtar me deshiren e tij mund te depozitoje ne KLD nje deklarate e cila pritet te konfirmohet nga ky keshill i cili ne te gjitha rastet eshte i vetmi autoritet qe mund te jap leje per hetim nga ana e organit te akuzes nese ka dyshime per afera korruptive.
Procedura
Ministri Nishani ka shpjeguar Kemi nje procedure mjaft te qarte dhe ketu nuk behet fjale per te hequr teresisht imunitetin i cili ne Kushtetute dhe ne te gjithe legjislacionin i eshte dhene politikanit dhe gjyqtarit per te qene i mbrojtur dhe i lire ne ushtrimin e detyres se tij dhe jo per ta perdorur ate si nje mburoje ne raste shpetimi nese dikush perfshihet ne afera korruptive. Sipas tij nuk kemi aspak te bejme me cenim te imunitetit qe e mbron kete kategori nga ushtrimi detyres por kemi te bejme me nje kufizim te imunitetit per ti dhene hapesire te nevojshme organit te akuzes qe provat faktet dhe informacionet qe ai ka te bazuara per te nisur nje procedim per te verifikuar nese varet ka perfshirje te nje gjyqtari ne afera korruptive.
Nishani Duhet transparence ne emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve
Transparence ne emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Kjo ka qene thirrja e bere dje nga ministri i Drejtesise Bujar Nishani i cili deklaroi se kjo transparence do te ndihmoje per reformen ne drejtesi. Ne interviste ministri Nishani ka sqaruar se ne organin e akuzes sistemi eshte shume me i centralizuar sesa nga sistemi gjyqesor. Edhe piramida e komandes ne prokurori eshte me shume e centralizuar por nese ne flasim cdo dite per pavaresine e institucioneve perballe pushteteve te tjera besoj se cdo element cdo person qe funksionon ne teresine e ketyre institucioneve duhet te kete pavaresine individuale dhe institucioneve ne ushtrimin e detyres se tij - ka sqaruar ministri. Me tej ai ka shtuar se nese nje prokuror kercenohet apo konsiderohet i kercenuar nga levizjet e pamotivuara per shkak te ushtrimit te detyres se tij pikerisht ketu ka filluar defekti ne teresi te pavaresise se institucionit. Nishani ka shtuar se cdo prokuror duhet te jete teresisht i pavarur ne ushtrimin e detyres se tij per nje ceshtje konkrete qe ai heton. Per sa u perket gjyqtareve ne kemi kerkuar si ekzekutiv per te qene nje proces transparent dhe mbeshtesim ata individe me integritet te larte profesionale permes nje sistemi qe KLD ta beje transparente publik te miratuar vleresimi ashtu sic e kerkon dhe ligji per organizimin dhe funksionimin e gjyqesorit i cili e kerkon qe te ngrihet ky sistem vleresimi - ka vazhduar me tej ministri. Raporti i Komisionit Evropian flet per probleme ne procedurat e emerimit transferimit shkaterrimit te gjykatesve dhe prokuroreve ndaj ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave Kryeministri Berisha kerkoi qe te percaktohen procedurat me transparente ne menyre qe gjyqtaret e prokuroret te emerohen shkarkohen apo transferohen pa lene te nenkuptohet se detyrohen te paguajne apo te paguhen per keto levizje.