Nga sot kamera survejimi ne rruget e Tiranes

Survejimi do ti vije ne ndihme policise ne kryerjen e detyrave te tyre si dhe do te permiresoje procesin e parandalimit dhe te goditjes te bandave kriminale
Nga dita e hene policia e Tiranes do ta kete me te lehte per tu siguruar qytetareve siguri e qetesi publike. Kjo si rrjedhoje e venies ne zbatim te survejimit te rrugeve dhe ambienteve publike ne kryeqytet me ane te kamerave. Gjate dites se sotme pritet qe ministri i Brendshem Lulzim Basha te beje prezantimin e projektit te krijuar me nje sistem te shperndare video-kamerash survejimi ne te gjithe territorin e Tiranes. Vendosja e kamerave survejuese ne disa rruge kryesore te kryeqytetit vjen ne kuader te nje projekti pilot per rritjen dhe menaxhimin e rendit dhe te sigurise publike nga ana e policise. Pak kohe me pare qeveria i ka akorduar Policise se Shtetit nje fond prej 330 milione lekesh per blerjen e pajisjeve te nevojshme dhe instalimin e sistemit qe do te realizoje mbikeqyrjen e ambienteve publike ne Tirane. Pas prezantimit te projektit nga ana e ministrit Basha duke nisur nga java e ardhshme ai do te vihet ne jete me ane te vezhgimit me kamera sigurie te rrugeve dhe bulevardeve kryesore te Tiranes. Nje vemendje e vecante do tu kushtohet edhe ambienteve prane institucioneve shteterore bankave dhe bizneseve. Por mesohet se nuk do te lihen menjane edhe disa rruge apo rrugica te cilat kohet e fundit kane qene problematike per kalimtaret ku shpesh mbizoteron krimi ordiner. Nje nga funksionet paresore te ketyre kamerave eshte ti vije ne ndihme Policise se Rendit dhe Policise Kriminale ne kryerjen e detyrave te tyre. Gjithashtu edhe te permiresoje procesin jo vetem te parandalimit dhe te goditjes por edhe ne evidentimin te aktivitetit kriminal duke cuar ne nje shkalle edhe me te larte te ndjekjes penale e te denimit te kontigjentit kriminal. Por keto kamera do ti vijne ne ndihme edhe Policise Rrugore te cilat do te kete me shume lehtesi ne identifikimin e mjeteve e te drejtuesve te tyre te cilet do te behen pjese e ndonje aksidenti apo qe shkelin Kodin Rrugor. Produkti i investimeve te medha ne Policine e Shtetit jane platformat survejuese nga me modernet qe perdoren sot ne Evrope. Projekti pilot i cili ne tipologjine e tij do te vihet ne zbatim per here te pare ne vendin tone se shpejti do te shtrihet ne te gjitha qytetet me te rendesishme por edhe ne akset kryesore rrugore kryesisht neper autostrada. Sipas Ministrise se Brendshme investime te medha jane planifikuar per Policine e Shtetit edhe per vitin 2011. Investime te cilat sipas Ministrise se Brendshme do ta transferojne ne praktiken e modernizimit total te te gjitha hallkave te Policise se Shtetit me theks te vecante Policise Kriminale e Policise se Rendit duke i sherbyer keshtu luftes kunder krimit te organizuar luftes kunder krimit ordiner dhe sigurimit te rendit dhe sigurise per gjithe shoqerine shqiptare.