Vritet duke peshkuar me tritol
Perdorimi i eksploziveve per te peshkuar i ka kushtuar jeten nje 77-vjecari. Sipas policise mesohet se viktima eshte 77-vjecari Gani Kulla. Ngjarja e rende ka ndodhur te premten ne fshatin Bret te Krujes. Kulla po pergatiste tritolin me te cilin shpresonte te zinte peshq. Por dicka nuk ka shkuar mire dhe sasia e tritolit i ka shperthyer ne dore duke i keputur menjehere krahun. Disa persona te cilet kane qene te pranishem ne vendngjarje e kane marre 77-vjecarin dhe e kane nisur me urgjence per ne spital. Nje dite me pas Kulla nuk ka mundur ti shpetoje vdekjes duke nderruar jete ne Spitalin Ushtarak. Perdorimi i lendeve shperthyese per te peshkuar jane te ndaluara me ligj jo vetem per ruajtjen e faunes por edhe per mosdemtimin e vete perdoruesve te tyre.