Vidhet banesa e kryeplakut arrestohen 2 nga autoret
Banesa e kryeplakut te Radhimes ne Vlore ka rene pre dy net me pare e grabitjes. Mesohet se ne banesen e kryeplakut te fshatit Radhime Mustafa Lagji ka ndodhur nje grabitje. Ne momentin e vjedhjes ne banese nuk ka pasur njeri. Nga burime zyrtare policore mesohet se kane qene tre te rinj banore te fshatit Radhime ata qe dyshohen se kane marre ne kete banese nje sasi prej 105 mije eurosh. Pasi eshte konstatuar grabitja nga ana e te zotit te shtepise eshte bere kallezimi ne polici ndersa nga ana e strukturave policore eshte bere arrestimi i dy prej tre autoreve te dyshuar. Uniformat blu kane punuar gjate nates dhe kane bere te mundur identifikimin e autoreve konkretisht shtetasit Kuleman Havari 20 vjec dhe Enea Dyrmishaj 17 vjec te cilet jane prangosur ndersa eshte shpallur ne kerkim autori i trete Kleant Kapo 25 vjec. Pas kontrollit ne banesat e autoreve jane gjetur 42 mije euro nga sasia e vjedhur ndersa dyshohet qe pjesen tjeter te parave ta kete 25-vjecari Kapo i cili eshte ende ne ndjekje nga blute e qytetit bregdetar te Vlores. Policia vijon ndjekjen dhe krehjen e gjithe zones se Radhimes Orikumit e Dukatit ndersa materialet i jane referuar prokurorise per vepren penale Vjedhje ne bashkepunim.