Imuniteti, partite pro ne parim
TIRANE - Politika bie dakord te kufizoje imunitetin e deputeteve. Ne fund te ketij mandati kater vjecar te Parlamentit e ne prag te zgjedhjeve parlamentare, nga ku do te dale perberja e re e Kuvendit, ligjvenesit japin fjalen per te kufizuar imunitetin e tyre. Ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve, kreret e grupeve parlamentare politike, u shprehen pro nisjes nga puna per hartimin e nje projekti qe do te synoje kufizimin e pushtetit qe deputetet zoterojne ne saje te imunitetit. I vetmi qe doli kunder, ishte kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi. Ndonese ne parim jane pro, duket se dy kampet e medha politike do te kene jo pak debate me hartimin e projektit. Kjo pasi PD eshte pro nje kufizimi te gjere per te gjithe institucionet, jo vetem kuvendit. "Partia Demokratike eshte per kufizimin e te gjitha imuniteteve. Askush nuk duhet te fshihet pas pushtetit, por te jete i barabarte me te gjithe shtetasit e tjere", tha kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. Ndryshe nga PD, socialistet rezervohen ne dhenien e nje qendrimi se ke duhet te preke kufizimi i imuniteteve, vetem deputetet apo dhe te gjithe ata qe gezojne imunitete, prokurore e gjyqtare. "Nuk ka asnje pakt midis PD dhe PS per menyren se si do te behet kufizimi i imunitetit. E rendesishme eshte qe ky problem te zgjidhet me konsensus", u shpreh deputeti socialist, Ylli Bufi pa dhene shume detaje se cfare qendrimi do te mbaje opozita per fushen qe do te preke kufizimi. Bufi se bashku me Ilir Rusmalin, do te jene personat pergjegjes per hartimin e draftit per kufizimin e imuniteteve. Ndryshime qe pasi t'i percillen dhe grupeve te tjera parlamentare, do te perfundojne me nderhyrje ne Kushtetuten e vendit. Palet rane dakord dje qe ligji themeltar i shtetit te preket serish, per imunitetet. Sipas Patozi, ky ndryshim eshte nje hap qe duhet te realizohet sa me shpejt qe te jete e mundur. Kreu i grupit demokrat tha se levizja duhet te nise pikerisht nga Parlamenti, sepse klasa politike eshte ajo qe duhet te jape shembullin, qe nis nga vetja. Ne Kuvend aktualisht ndodhet nje projekt per kufizimin e imunitetit te deputeteve, dorezuar nje vit me pare. Por pavaresisht kohes se gjate, ai nuk eshte diskutuar ne komisionet parlamentare. Rozeta Rapushi