Meta: Pro kufizimit, por rezerva per synimet
Ndryshimin e radhes se Kushtetutes per kufizimin e imunitetit, kryetari i LSI-se, Ilir Meta e konsideroi si nje zhvleftesim qe i eshte bere ligjit themeltar te shtetit. Ndonese LSI u shpreh pro kufizimit te imunitetit ne konferencen e kryetareve, Meta shprehu rezerva per synimin real te kesaj iniciative. "Pavaresisht se LSI-ja eshte shprehur e gatshme per te vendosur imunitetin ne dispozicion te drejtesise, ne kemi rezerva per synimet reale te kesaj iniciative, sepse jemi te bindur se iniciativa te tilla nuk synojne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi" theksoi Meta. Sipas tij, nese kryeministri Sali Berisha do te kishte minimumin e sinqeritetit per te ndihmuar drejtesine ai do te kishte dhene vete i pari doreheqjen per tragjedine e Gerdecit, apo per skandale te tjera qe po vijojne.