E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Hoxha leje ne bashki per 100 vjetorin

Perpara disa ditesh, perfaqesues te familjes Hoxha kane qene te pranishem ne bashkine e qytetit, ku kane pasur nje takim privat me kryetarin e bashkise, Flamur Bime. Burime nga ky institucion thone se djali i madh i familjes, Ilir Hoxha, ka kerkuar nga bashkia te marre leje ne lidhje me organizimet qe do te behen ne shtepine aktualisht Muze Etnografik per 100 vjetorin e lindjes se Enverit. Madje familjaret kane depozituar edhe nje kerkese me shkrim prane ketij institucioni, ne lidhje me kerkesen e tyre. Nderkohe nga ana e tyre perfaqesuesit e bashkise se qytetit kane miratuar kerkesen e familjareve te Enverit per te realizuar aktivitete te ndryshme ne mjediset e shtepise ne lagjen Palorto. Aktivitetet nisin ne daten 12 tetor dhe perfundojne deri ne daten 16 me organizime te ndryshme festive, ku pritet te marrin pjese shume qytetare dhe te ftuar.

Policia pritet te marre masat

Burime nga policia vendore dhe bashkia e qytetit deklaruan dje se jane vene ne dijeni per deklaraten e prefektit dhe pritet te marrin masat e nevojshme. Diten e sotme pritet qe te prishen parullat ne rruget ku jane shkuar, ndersa prefekti Ksera nuk ka permendur nje afat konkret, duke u shprehur qe brenda nje kohe te shkurter ato te hiqen nga muret. Jane evidentuar te pakten tre apo kater parulla ne muret e qytetit te gurte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›