E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta post-zgjedhore në Rusi, reagon Putin

Mijëra policë dhe trupa sigurie janë në alarm në Moskë, pasi në qendër të kryeqytetit po zhvillohet një nga protestat më të mëdha në vitet e fundit.

Policia arrestoi 300 persona pasi ata po brohorisnin “Rusia pa Putinin”.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Alexei Navalny, një aktivist i lartë anti-korrupsion, i njohur edhe si kritik i ashpër i Putinit.

Ka raporte sipas të cilave opozita ruse po planifikon të organizojë edhe protesta të tjera në shenjë kundërshtie ndaj parregullsive të shumta të vërejtura gjatë zgjedhjeve të së dielës.

Rusia e Bashkuar e Putinit fitoi zgjedhjet me vetëm rreth 50% të votave, nga 64% që kishte fituar në vitin 2007.
Duke folur për zyrtarët e partisë në Moskë të martën, Putin u justifikua duke thënë se rënia e popullaritetit ishte e paevitueshme për çdo parti në pushtet.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-06 14:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›