Shkodër, Topalli: Të rinjtë dëshmi e demokracisë, me ne
SHKODËR- Në vijim të fushatës zgjedhore, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qënë në kumunën e Kastratit në Shkodër , ku ka prezantuar kandidatin e “Aleanca për Qytetarin”, për këtë komunë.
Topalli duke ju drejtuar të rinjve të kësaj zone eklektorale ka theksuar faktin se janë pikërisht ato që janë dëshmitarë të gjallë të lirisë. “Liria është me ne, qytetarët janë me ne, janë me ne për një arsye shumë të thjeshtë, të rinjë 18-vjecarë kanë lindur në periudhën e lirisë dhe ato janë dëshmia e gjallë se si liria funksionon”,- deklaroi Topalli.
Ndërkohë kryeparlamentarja akuzoi koalicionin e majtë si vijuese e partisë së punës ndaj për këtë arsye banorët dhe mbi të gjithë të rinjtë e komunës kastrat duhet të votojnë Partinë Demokratike. “Edhe në Kastrat liria ka fuksionuar për këto djem dhe vajza të reja, por unë jam e sigurtë se në familjet e tyre ato e dinë se cfarë është komunizmi dhe e dinë se cfarë ka qenë partia e punës. Ndëkohë që sot pas 20 viteve ne kemi përsëri përballë koaliconin e partisë së punës, kjo është një prej arsyeve madje më e forta për të cilën ne do të refurojë Edi Ramën”,- përfundoi kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Shkodër, Topalli: Të rinjtë dëshmi e demokracisë, me ne