Libi instruktore ushtarake per pregatitjen e rebleeve
Situata në Misrata mbetet kritike e aleatët shprehen të vendosur për të rritur angazhimin e tyre përkrah rebelëve në Libi. Italia, Francia e Britania do të dërgojnë 10 instruktorë ushtarakë për të pregatitur luftimet anti-Gheddafi. Parisi lajmëron gjithashtu një rritje të sulmeve nga ajri, iniciativë kjo që nuk mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të cilat janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në këtë operacion.
Ndërkohë dita e djeshme u ka kushtuar jetën dy fotoreporterëve, britanikut Tim Hetherington e amerikanit Chris Hondros që nuk i mbijetoi plagëve të marra. Kolegët thanë se shtetasi britaniko-amerikan, Tim Hetherington dhe amerikani Chris Hondors janë vrarë mbrëmë vonë, kur grupi i tyre ishte goditur nga zjarri në qytetin Misrata.
Tim Hetheringtion, 41 vjeçar, ishte regjisor i filmit dokumentar “Restrepo”, për ushtarët e Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Chris Hondros, po ashtu 41- vjeçar kishte raportuar nga zonat e konflikteve prej viteve të 90-të, përfshirë edhe luftërat në Kosovë, Irak dhe Afganistan.
Raportohet se të dy fotoreporterët ishin në mesin e 10 të vrarëve në Misrata, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Libi. Mesazhi i fundit i dërguar nga Hetherington në Twitter para se të ndërronte jetë fliste për bombardime pa cak mbi pjesë të tëra të qytetit nga luajalistët e Gedafit dhe për mungesë të Nato-s”.
Megjithëse nën bombardim e sulme të vazhdueshme dhe ndaj anijeve me ndihma humanitare apo që evakuojnë të plagosurit porti i Misratës është e vetmja pikë kontakti e qytetit me pjesën tjetër të botë.
Delina Bitraku