E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, tre deputetët e PS japin sot “llogari”

Tre deputetët do të zhvillojnë një seancë dëgjimore dhe pas kësaj pritet që në Parlament të votohet për heqjen e imunitetit të tyre, për t’i lejuar Prokurorisë të nisë hetimet. Opozita kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin  e dosjes së kërkesës së prokurorisë.

Kryeprokurorja Ina Rama, tha pak ditë më parë se duhet të vazhdojnë hetimet edhe ndaj personave që janë përfshirë në demonstratë. Ajo përmendi këtu kërkesën e bërë sot ndaj Kuvendit të Shqipërisë për të marrë lejen për hetimin e tre deputetëve të PS-së.

“Për të sqaruar plotësisht pozicionin e deputetëve Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla në raport me ngjarjet e datës 21.01.2011, për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tyre. Për këto arsye, Prokuroria e Përgjithshme, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë sot, më datë 23.01.2012, dhënien e autorizimit për procedim të këtyre deputetëve”, nënvizoi./Start/

                                                                                             2012-01-27 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›