E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal politik në Gjermani, shërbimet sekrete përgjojnë partinë e majtë

GJERMANI- Një skandal politik po shfaqet në Gjermani. Mediat raportojnë se agjencia shtetërore e shërbimeve sekrete ka përgjuar anëtarët e Die Linke, një parti e majtë e themeluar në ish-Gjermaninë komuniste Lindore.

Njoftohet se gati një e treta e 76 anëtarëve të parlamentit të kësaj partie, po monitorohen në mënyrë të ligjshme për prova të aktivitetit anti-demokratik.

Përmbajtja e dosjes së spiunazhit të Zyrës për Mbrojtjen Kushtetuese u bë publike nga revista “Der Spiegel”. Detyra kryesore e Zyrës është ajo e ruajtjes së institucioneve demokratike siç janë sistemi gjyqësor dhe zgjedhjet e lira.

Por, duket se Die Linke mendon se Zyra ka shkuar tepër larg. Çështja ka hapur një debat të zjarrtë në lidhje me rolin e Zyrës për Mbrojtjen Kushtetuese, legjitimitetin dhe rëndësinë e saj në Gjermaninë moderne.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›