E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e 8 majit: Emrat e biznesmenëve që financuan PD dhe PS

Zbulohet raporti i auditit të pavarur për fondet e përdorura nga PD

PD shpenzoi 1.8 milionë USD në zgjedhje, PS deklaron 1.4 milionë USD. PD, 48 mijë USD për kompaninë nga SHBA

Kompanisë amerikane Themellman gruop iu paguan  48 mijë USD për konsulencë në zgjedhjet vendore

Partia Demokratike ka shpenzuar gjatë fushatës zgjedhore të 8 majit 2011 182.6 milionë lekë. Kjo shumë certifikohet nga raporti i auditueses së pavarur, Lumturi Brahaj, që ka kontrolluar tabelat financiare të Partisë Demokratike.  Pjesën më të madhe të shpenzimeve në Partinë Demokratike e ka marrë imazhi, hapësirat publicitare dhe spotet televizive, të cilat, sipas auditueses së pavarur, janë të pasqyruara pa asnjë gabim dhe mospërputhje në tabelat e deklarimeve dhe shpenzimeve që ajo ka kontrolluar nga selia blu. Një shumë të konsiderueshme, Partia Demokratike, e cila fitoi një numër mjaft të madh njësish vendore më 8 maj 2011, por, mbi të gjitha, Bashkinë e Tiranës, ka shpenzuar për festën e fitores, fishekzjarrët, plot 7.2 milionë lekë. Rreth 43 160 milionë lekë PD ka shpenzuar për mitingjet e saj në të gjithë vendin, duke përfshirë këtu të gjithë infrastrukturën që i duhet një mitingu, pa llogaritur këtu shpenzimet e karburantit dhe dietat. Pjesa më e madhe e shpenzimeve nga Partia Demokratike janë bërë nga selia qendrore, pasi ka qenë ajo që është marrë me imazhin mediatik të kësaj fushate përmes hapësirave publicitare në televizione dhe mediat e ndryshme, spotet, posterat, billborderat etj. Nëse do të shikojmë shpenzimet e bëra nga qendra, ato kapin shumën e 136 377 191 lekëve, ndërsa 38 rrethet në të gjithë vendin kanë shpenzuar 46 127 558 lekë. Partia Demokratike ka deklaruar dhe kompaninë e konsulencës, e cila luajti një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe rezultatin e kësaj fushate. Ajo është kompania e njohur amerikane e konsulencës zgjedhore Themellman gruop, e cila asistoi pranë kësaj partie me një ekip ekspertësh më të mirë të saj dhe që ndërtoi të gjithë strategjinë elektorale, ndërsa Partia Demokratike ka shpenzuar për këtë shërbim 48 212 dollarë, ose 4 821 827 lekë.
Fondet
Audituesja e pavarur në kontrollin e tabelave të hartuara nga selia blu, ka pasqyruar dhe mënyrën se si janë siguruar fondet që Partia Demokratike ka shpenzuar gjatë kësaj fushate. Nga buxheti i shtetit, Partia Demokratike ka marrë 30 991 997 lekë, ndërsa nga burimet e veta, siç tregohet në tabelë, por pa treguar se si sigurohen këto të ardhura, ka përfituar  99 080 050 lekë. Në Partinë Demokratike, për fushatën e 8 majit kanë mbërritur dhe shumë sponsorizime, në shumën e 7 030 000 lekëve. Ajo që sqarohet nga auditi është fakti se sponsorizimet janë dhënë nga persona të ndryshëm nën shumën e 100 mijë lekëve, ndërsa asnjë individ apo subjekt nuk ka dhënë sponsorizime mbi një milion lekë, të cilët ligji i detyron më pas të deklarojnë konfliktin e interesit me subjektin. Të gjitha donacionet janë dhuruar në arkën e Partisë Demokratike, dhe jo përmes bankës.

43 160 milionë lekë
ka harxhuar Partia Demokratike për mitingjet elektorale, duke përfshirë shpenzimet për foninë, ndriçimin, video-projektorët, flamurë, foltore, tapete për fushatë, flamuj, skena etj.

48 212 USD
Ka paguar PD për kompaninë konsulente amerikane për fushatën zgjedhore Themellman gruop, e cila asistoi pranë kësaj partie me një ekip ekspertësh më të mirë të saj dhe që ndërtoi të gjithë strategjinë elektorale.

PD, debitore me 279 236 lekë
Nga bilanci i kryer prej auditit të pavarur rezulton se Partia Demokratike ka shlyer të gjitha detyrimet e saj, përveç një rasti. Dega e PD në Kukës nuk ka shlyer detyrimin ndaj subjektit Bekocengu, debit, i cili nuk shprehet në pasqyra se çfarë shërbimesh ka ofruar në këtë parti.

27.6 milionë lekë
borxh ka Partia Socialiste ndaj televizioneve, të cilat kanë realizuar spotet e saj zgjedhore. Kjo shumë del nga faturat e papaguara të selisë rozë ndaj shërbimit të marrë nga këto televizione

360 mijë
lekë shpenzoi Partia Socialiste për kërkesë-paditë e saj në procesin gjyqësor të 8 majit, ku beteja më e madhe u bë për Bashkinë e Tiranës, ndërsa u zhvilluan disa seanca gjyqësore

Fondet e përfituara gjatë fushatës 2011
Fondet e perftuara nga qendra

Buxheti i shtetit                 30.991.997 lekë
Burimet e veta                 99.080.050
Sponsorizimet                 7.030.000
Sponsorizime                 400.000
Sponsorizime                 6.630.000
Totali i PD-së në qendër         137.102.047

Fondet e përftuara nga degët
Sponsorizimet                 44.731.465
Të ardhurat nga kuotat             1.450.540
Totali i fondeve nga degët         46.182.005

Shpenzimet e kryera nga PD gjatë zgjedhjeve të 8 majit
Shpenzimet e PS në qendër

Hapësirë publicitare             64.778.447 lekë
Qira makine                 300.000
Realizim spoti televiziv             7.501.632
Konsulencë                 4.821.827
Kancelari                 94.976
Materiale elektrike             9.320
Fletëpalosje e inv. Ekonomik         693.186
Ndriçim                     6.012.000
Foni                     18.606.000
Video projektor                 2.100.000
Skena                      5.598.000
Letra dekorative                 8.154.292
Printime                 2.555.487
Flamuj                     3.352.800
Foltore                     666.000
Tapete për fushatë             1.797.775
Komisione bankare             30.651
Transport                 468.000
Postera                     235.200
Dieta udhëtimi dhe ushqimi         1.680.000
Takse kolegji zgjedhor             24.000
Fishekzjarrë                 6.897.600
Tot. i shpenzimeve në qendër   136.377.191 lekë

Shpenzimet e degëve të PD në rrethe
Hapësirë publicitare             3.222.000 lekë
Qera makine                 58.000
Spote televizive dhe koncerte         870.000
Koktejle                     549.676
Materiale elektrike             402.876
Fletë palosje, billborde etj.         6.885.558
Shpenzime telefonie             4.038.445
Skena, qera salle, vëzhgues         1.866.749
Printime                  1.474.024
Flamuj                     2.952.544
Foltore                     160.000
Tapete për fushatë             48.000
Transport dhe karburant             9.721.389
Postera                     5.804.450
Dieta udhëtimi e ushqimi         1.022.600
Fishekzjarre                 202.500
Totali i shpenzimeve të degëve     46.127.558
Totali i shpenzimeve të PD         182.504.749

Fushata e PS, 136.5 milionë lekë

Eksperti kontabël verifikon të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës së PS në zgjedhjet lokale

Emrat e sponsorizuesve, 10 deputetë e një biznesmen
Partia Socialiste, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, shpenzoi 136 498 265 lekë. Auditi i pavarur, i bërë sipas ligjit nga eksperti kontabël Ahmet Stojna, ka vërtetuar në radhë të parë ligjshmërinë e të gjithë dokumentacionit të mbajtur nga Partia Socialiste lidhur me financat e saj gjatë fushatës zgjedhore të 8 majit.  Ajo që bie në sy në shpenzimet që Partia Socialiste ka bër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›