Glenn Close: "Per rolin tim jam bazuar te burrneshat e Shqiperise..."
Glenn Close, aktorja qe eshte nominuar si "Aktorja me e mire 2012", eshte frymezuar nga grate e vecanta shqiptare. Nuk ndodh shpesh, por atehere kur ndodh, ben buje. Aq me teper, ne kete rast, kur behet fjale per nje fenomen, jo shume te prekur nga mediat tona, sic eshte ai i te ashtuquajturave "burrnesha", por qe duket se ka terhequr vemendjen deri ne rangjet me te larta te kinematografise amerikane. Aktorja veterane, Glenn Close, ka zbuluar se eshte frymezuar pikerisht nga burrneshat shqiptare, per te nxjerre sa me origjinal rolin e nje gruaje te kthyer ne burre, ne filmin "Albert Nobbs". E per mediat amerikane, ajo ka treguar se eshte bazuar te "virgjereshat e betuara", per te perfeksionuar interpretimin e saj ne filmin dramatik. Aq sa madje, e ka ndihmuar ate per te marre edhe nominimin si "Aktorja me e mire", ne edicionin e vitit 2012 te cmimeve "Oscar". "Ne fakt, une kam nje foto te marre nga National Geographic, te nje gruaje nga Shqiperia. Ne ate vend ekziston nje kulture ku ne rast se familja nuk ka nje mashkull ne shtepi, nje femer jeton dhe vishet si burre, qe ata e quajne veten 'virgjeresha te betuara', ose 'burrnesha'. Me kete portret te kesaj gruaje jam fiksuar pergjate gjithe ketyre viteve, duke menduar per syte, per modelin e flokeve, veshet e te gjitha keto...", eshte shprehur Glenn. Ne filmin, qe do te dale ne kinemate amerikane me 27 janar, 64-vjecarja Close luan rolin e nje gruaje irlandeze te shekullit te 19-te, e cila jeton ne vetmi, pa bashkeshortin, pa familje dhe pa pune. Ajo "kthehet" ne burre dhe keshtu mund te punoje si nje sherbetor. E pas mbajtjes se sekretit per disa vjet, ajo perpiqet te arratiset nga jeta false qe kishte krijuar per veten. "Sfida per te bere nje rol te tille, te ky film, eshte se je brenda nje rrethi te ngushte dhe duhet te mbeshtetesh ne zbulime te tilla, sic bera une me keto lloje te vecanta te grave shqiptare. Ishte me teper nje ceshtje devotshmerie dhe perkushtimi". Megjithate, ndryshe nga aktorja kryesore, skenari i shkruar nga novelisti irlandez John Banville, nuk eshte frymezuar nga burrneshat shqiptare, por thjesht nga nje histori irlandeze e shekullit te 19-te. Prandaj, frymezimi nga fenomeni qe ndodh me femrat ne Shqiperi, eshte gjetje ekskluzivisht e Glen Close. Mbetet tashme te shihet nese, fale "mbeshtetjes" speciale te Shqiperia, do t'ia dale mbane te fitoje edhe cmimin "Oscar", per here te pare pas 6 kandidaturave te shkuara dem.
Gara per "Oscar", kryesojne "Hugo" dhe "The Artist"
"Hugo" dhe "The Artist", dy filmat e ri qe i kushtohen lindjes se kinemase, jane ne mesin e konkurrenteve qe udheheqin ne nominimet per "Oscar" per vitin 2012. "Hugo", filmi tredimensional i regjisorit Martin Scorsese, udheheq ne listen e konkurrenteve per cmimin "Oscar" me njembedhjete nominime. "Hugo" eksploron ditet e hershme te kinemase nga pikeveshtrimi i nje femije. Ndersa filmi "The Artist", i prodhuar nga Weinstein Company, rrefen tregimin e nje aktori qe merr tatepjeten, derisa filmat pa ze dalin jashte modes. "The Artist", qe eshte pothuajse teresisht pa ze, ka marre dhjete nominime. Filmi tjeter "Extremely Loud and Incredibly Close" ka arritur nje sukses te papritur duke u nominuar ne kategorine per filmin me te mire, ndersa aktori veteran i ketij filmi, Max von Sydow, eshte nominuar ne kategorine per aktorin me te mire ne rolin dytesor. Edhe nominimi i aktorit Nick Nolte, ne kategorine per aktorin me te mire ne rolin dytesor, ishte po ashtu surprize. "Cars 2" mbeti jashte kategorise per filmin me te mire te animuar. Ne vend te tij, ne kete kategori jane nominuar filma me pak te njohur, si "A Cat in Paris" dhe "Chico & Rita". Filmat e njohur te animuar "Puss in Boots" dhe "Kung Fu Panda 2", jane nominuar ne kete kategori, sikurse eshte nominuar edhe "Rango". "Oscar" nuk eshte gjithmone i dashur per komedite, por "Bridesmaids" fitoi nominimin ne kategorine per aktoren me te mire ne rol dytesor per Melissa Mcarthy. Annie Mumlo dhe Kristen Wiig, gjithashtu, jane nominuar per skenarin me te mire. Nominimet u bene te ditura nga Jennifer Lawrence, ylli i nominuar per Oscar i filmit te vitit 2010 "Winter's Bone", si dhe ylli i ardhshem i adaptimit te shumepritur filmik "The Hunger Games". Filmi iranian "A Separation", i vleresuar nga disa kritike si filmi me i mire i vitit, fitoi dy nominime. Ceremonia e 84-te e dhenies se cmimeve "Oscar" do te mbahet me 26 shkurt.
Filmi me i mire
* " The Artist"
* " The Descendants"
* " Extremely Loud & Incredibly Close"
* " The Help"
* " Hugo"
* " Midnight in Paris"
* " The Tree of Life"
* " War Horse"
Aktori me i mire
* Demian Bichir, "A Better Life"
* George Clooney, "The Descendants"
* Jean Dujardin, "The Artist"
* Gary Oldman, "Tinker Tailor Soldier Spy"
* Brad Pitt, "Moneyball"
Aktorja me e mire
* Glenn Close, "Albert Nobbs"
* Viola Davis, "The Help"
* Rooney Mara, "The Girl with the Dragon Tattoo"
* Meryl Streep, "The Iron Lady"
* Michelle Williams, "My week with Marilyn"
Regjisori me i mire
* "The Artist", Michel Hazanavicius
* "The Descendants", Alexander Payne
* "Hugo", Martin Scorsese
* "Midnight in Paris", Woody Allen
* "The Tree of Life", Terrence Malick