E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti,Berisha: Opozita të votojë nismën e mazhorancës

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës të votojë nismën e mazhorancës për heqjen e imunitetit në Kuvend. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha kërkoi nga opozita t`i përmbahet deklaratave të mëparshme të saj për heqjen e imunitetit përmes ndryshimit të kushtetutës. 

“Një çështje madhore është heqja e imunitetit. Unë edhe njëherë e ftoj Ramën që të vendosë për heqjen e imuniteti sepse mazhoranca e ka çuar në parlament variantin që opozita e ka mbështetur publikisht, me anë të ndryshimit të Kushtetutës. Unë e kuptoj që kundër këtij vendimi janë ata që kanë frikë nga vetja e tyre dhe përzihen në gjëra që s`duhet të përzihen. E ftoj Ramën sepse ne kemi sjellë në parlament variantin që ka sjellë opozita. Pretendimet që janë paraqitur në media janë absurde sepse të kërkosh të votohet gjykatësi me 3/5 ndërkohë që për presidentin është 50+1 kjo është absurd. Kjo është të dëgjosh këshillin e miliaderëve dhe jo zërin e qytetarëve” shtoi Berisha.

Ai ka theksuar më tej se çështja e heqjes së imunitetit nuk duhet të trajtohet për kapital politik por në interes të qytetarëve. “Kur përdoren pretekse të cilat nuk qëndrojnë atëherë ju kërkoni të mbani qeverinë me imunitet, deputetët me imunitet dhe këtë nuk e bëni për interes të tyre por thjesht të një grupi të ngushtë në krye të kupolës së partisë. Unë uroj që heqja e imunitetit të mos jetë një çështje për kapital politik për asnjërën palë por në inreres të qytetetarëve në mënyrë që të gjitha palët ta votojmë dhe ta heqim këtë lak që rëndon çdo ditë mbiqytetarët shqiptarë” tha Berisha.

Kreu i qeverisë i është referuar edhe reformës zgjedhore për të cilën tha se janë bërë të gjitha përpjekjet për të arritur konsensusin më të gjerë të mundshëm. “Kemi bërë lëshimet tona të mundshme për të cilat nuk kam keqardhje dhe tematikaduket se po shkon drejt zgjidhjes. Është rënë dakort që elektonika dhe studimi pilot sipas PS-së të jetë për 20 përqind të zgjedhësve dhe sigurisht komosioni do të përcaktojë të gjitha rregullat nëse makineria dështon. Sado që te kemi besim tek “high tech” duhet të kemi më shumë besim tek njeriut. Nëse do të kemi defekte të vazhdojë procesin pa ndërprerë” shtoi më tej Berisha.

Gjithashtu Kryeministri Berisha ka deklaruar se performaca e mirë ekonomike e Shqipërisë bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve ndësa sipas kjo rritje është bërë pa marrë borxh por nëpërmjet të ardhurave nga buxheti i shtetit.  Shefi i qeverisë shtoi më tej se dy nga projektet më të mëdha për vendin janë gazësjellësi i TAP-it dhe Kaskada e Devollit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›