Ambasadorja gjermane: Të përfundojë reforma zgjedhore

Diplomatët e akreditur në Tiranë kanë apeluar sërish klasën politike shqiptare për mbylljen e komisionit të reformës zgjedhore. Ka qenë amabsadorja gjermane Carola Muller Holtkemper ajo e cila vetëm tre dite para përfundimit të mandatit të komisionit të reformës zgjedhore u ka kërkuar palëve politike të bashkëpunojnë që reforma zgjedhore të realizohet me datë 12 korrik.
Deklarata e saj erdhi nga Bulqiza, ku ambasadorja gjermane fillimisht u takua me minatorët si dhe përfaqësues të sindikatës se kësaj kategorie. Holtkemper e zhvilloi takimin e saj me minatorët jashtë ambjenteve të kompanisë, pasi ajo nuk u lejua të hyjë brenda nga ACR-ja.
Minatorët i paraqitën ambsadores gjermane ankesat e tyre, mbi të gjitha për mungesën e kushteve të sigurisë në punë. Më pas, Holtkemper takoi kreun e bashkisë së Bulqizës, Roland Keta, e cila u shpreh se kompanitë e huaja nuk kanë interes vetëm për kromin, por edhe lëndëve të tjera minerare.
Ambasadorja gjermane u shoqërua nga deputetë të qarkut të Dibrës, si dhe përfaqësues të njësive vendore.