E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fund përleshjeve, Anan e Asad bien dakord

Emisari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan tha se është pajtuar me presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad për qasjen rreth dhënies fund të dhunës në Siri.

Anan nuk dha detaje, por tha se do ta diskutojë këtë çështje edhe me opozitën e armatosur të vendit.

Komentet e tij, Anan i bëri para gazetarëve në kryeqytetin sirian pas një takimi dy orësh me Asadin.

Anan është arkitekt i një plani për paqe, ndërsa në intervistën e fundit dhënë mediave ndërkombëtare ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë e paaftë ta gjejë një zgjidhje politike për ti ndalur përleshjet e përgjakshme në Siri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›