Ina Rama: Gerdecit, gjer ne fund
Prokuroria do t'i shkoje deri ne fund hetimit per dy prej ceshtjeve me te nxehta, tragjedine e Gerdecit dhe hetimet per rrugen Durres-Kukes. Pa dhene me shume detaje, e aq me pak rezultate mbi hetimet, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, premtoi dje, para Komisionit te Ligjeve, se do te hetohet deri ne fund. "Organi i akuzes eshte i angazhuar per t'i hetuar plotesisht keto ceshtje, per t'u shkuar atyre deri ne fund. Ne lidhje me fazen ne te cilat ndodhet hetimet, veprimet konkrete qe po ndermerr prokuroria nuk me duket e pershtatshme qe une te jap shpjegime tani", tha Rama para deputeteve. E pranishme per te prezantuar raportin vjetor te prokurorise per vitin 2007, Rama u perqendrua me shume te tragjedia e Gerdecit, nisur dhe nga kembengulja e deputeteve. Ajo shpjegoi se prokuroria i eshte drejtuar shtetit amerikan, organeve homologe te drejtesise amerikane per te marre jo vetem deshmine e Diverolit, por dhe nje sere provash qe cmohen si te nevojshme per hetimet ne Gerdec. "Deshmia e Diverolit eshte ne funksion te pistes se hetimit te trafikimit te armeve, pastaj do te shohim nga te dhenat qe ai mund te na jape dhe qe mund te na sherbejne per hetimin tone", theksoi Rama. Ajo e preku shume pak punen e prokurorise per vitin 2007, duke qene se ne 11 muaj te ketij viti, organi i akuzes drejtohej nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Per pasoje, Rama e la ne vleresimin e deputeteve punen e institucionit qe ajo drejton. Kryeprokurorja foli dhe per procedimet penale qe lidhen me veprat korruptive. Ne dy vitet e fundit, sipas saj, ka nje rritje te nivelit te funksionareve, te cilet jane proceduar penalisht. "Ne vitin 2007 jane proceduar penalisht funksionare te larte te administrates shteterore ne ndryshime me rastet e tjera per vepra korruptive ne nivel me te ulet te administrates", theksoi Kryeprokurorja. R.R
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, tha dje se nuk eshte merite e ligjit per ndalimin e lundrimit te skafeve, qe trafiku i qenieve njerezore ka rene. Sipas saj, ka pasur vullnet te te gjithe aktoreve qe eshte eliminuar trafiku. Ligji i skafeve skadon ne prill 2009.
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, tha dje se nuk eshte merite e ligjit per ndalimin e lundrimit te skafeve, qe trafiku i qenieve njerezore ka rene. Sipas saj, ka pasur vullnet te te gjithe aktoreve qe eshte eliminuar trafiku. Ligji i skafeve skadon ne prill 2009.