Saulit i perfundon mandati
Afati i mandatit te ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, aktualisht anetar i kesaj gjykate, Gjergj Sauli, po perfundon. Burime nga institucioni i Gjykates Kushtetuese bejne me dije se ne fund te nentorit te ketij viti, anetari i kesaj gjykate, Gjergj Sauli, mbush plot 70 vjec dhe ne baze te nenit 127, pika "c" e Kushtetutes, ai duhet te lere detyren. Per me teper se ky nen e permban ne menyre taksative qe s'mund te vijoje me ne detyre. Shqetesimi i ardhur nga brenda Gjykates Kushtetuese, per marrjen e masave qe tani ne perzgjedhjen e kandidatit, qe do te zevendesoje anetarin e ketij institucioni te larte gjyqesor, vjen per shkak te procedurave te gjata, me te cilat perballohet Presidenti deri ne emerimin e tij. Sepse ne baze te Kushtetutes, eshte kreu i shtetit, ai qe e propozon, por qe detyrimisht do te jete Kuvendi, ai qe do te jape pelqimin per kete kandidature.