KQZ jo kushtetuese mund te organizoje zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te organizoje zgjedhje te pjesshme, si nje organ jo kushtetues dhe me kodin e vjeter zgjedhor. Ne kulmin e debateve per reformen zgjedhore dhe ndryshimin e kodit, KQZ vendoset perballe nje sprove, ate per organizimin e zgjedhjeve te pjesshme ne komunen Kashar. Per here te pare, ky institucion do t'i organizoje zgjedhjet si nje organ jo kushtetues, i cili ende nuk e ka te qarte se si do te funksionoje. Komisioni me i larte zgjedhor ka vetem nje muaj kohe per te menaxhuar gjithe procesin per zgjedhjet e pjesshme ne kete komune, te cilat zhvillohen me 27 korrik. Lidhur me kete situate zgjedhore, juriste te fushes, por dhe ligjvenes, dhane mendime te ndryshme se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te organizoje e zhvilloje zgjedhjet e pjesshme. Forcat politike ndryshuan, muaj me pare, sistemin zgjedhor, duke e kthyer ne proporcional rajonal, nga mikse, proporcional dhe mazhoritar. Por, keto ndryshime u sanksionuan vetem ne Kushtetute. Politika nuk e ka gjetur ende konsensusin per te permiresuar e ndryshuar Kodin Zgjedhor, dhe pse premtoi se do ta beje brenda muajit korrik. Nese nje gje e tille realizohet, atehere KQZ do te duhet te perballet dhe me ndryshimet e tjera ligjore.
Forcat politike kane qendrime te ndryshme per menyren se sa i sakte eshte roli i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne organizimin e zgjedhjeve te pjesshme. Kryetari i KQZ-se, Clirim Gjata, eshte shprehur se komisioni qe ai drejton mund t'i realizoje shume mire zgjedhjet e pjesshme dhe pas ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, heqja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga Kushtetuta nuk perben problem ne organizimin e zhvillimin e zgjedhjeve te pjesshme. "Ato do te organizohen ne baze te dispozitave te kodit. KQZ i ka te gjitha potencialet ligjore per t'i organizuar zgjedhjet. Nuk ka asnje pengese, qofte ne ligj apo ne bazen materiale. Ne do te funksionojme si gjithnje ne baze te dispozitave qe jane ne Kodin Zgjedhor per institucionin tone", u shpreh Gjata. Por, ndryshe argumenton sekretari socialist, Ylli Manjani, ne keto kushte politika duhet te ndergjegjesohet qe te permiresoje e ndryshoje Kodin Zgjedhor, sipas nderhyrjeve qe beri ne Kushtetute. "Teknikisht eshte e vertete qe ka nje vakuum ligjor ne lidhje me funksionimin aktual te KQZ-se. Ndryshimet e fundit ne Kushtetute e kane nxjerre kete institucion nga lista e institucioneve kushtetuese", theksoi Manjani. Ai permendi faktin se kodi zgjedhor ne fuqi parashikon funksionimin e nje KQZ-je sipas neneve te shfuqizuara tashme te Kushtetutes. Ndonese pohoi se, ne rast se do te kete zgjedhje ne nje komune, ato do te menaxhohen nga kjo KQZ. Me i prere ishte deputeti demokrat, Dashnor Sula, njekohesisht anetar i Komisionit te Ligjeve. Ai theksoi se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjithe te drejten te organizoje zgjedhje te pjesshme per pushtetin vendor, ashtu sic po ndodh tani per komunen e Kasharit. "Kjo pasi ndryshimet e bera ne Kushtetute jane ndryshime qe deputetet i kane bere per zgjedhjet e pergjithshme, pra ato qendroret. Ne kete kuader, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te vazhdoje te organizoje e zhvilloje zgjedhje per pushtetin vendor, sepse me legjislacionin dhe Kodin Zgjedhor eshte ne rregull ne cdo aspekt".
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te mblidhet sot per te percaktuar afate konkrete per organizimin e zgjedhjeve te pjesshme ne komunen Kashar. Pas marrjes se dekretit te Presidentit, KQZ do te mblidhet sot ne oret e para te dites per te vendosur organizimin e punes. Anetaret e komisionit zgjedhor do te vendosin se cilat do te jene parite politike, qe kane te drejte te paraqesin propozime per anetare ne komisionet zonale te qendrave te votimit ne Kashar. Po keshtu, sot do te vendosen afatet procedurale qe lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve te pjesshme per kryetarin e komunes. Ne liste per t'u miratuar eshte dhe procedura e hedhjes se shortit per caktimin e partise, qe do te propozoje anetarin e 13-te te KZQV-se. Gjate dites se sotme do te hidhen per shqyrtim e votim, modelet e kandidimit, modeleve te vendimeve e dokumentacionit te punes se KZQV-se, si dhe te gjitha dokumentet qe do te perdoren nga grupet e numerimit per shpalljen e rezultateve per zgjedhjet e pjesshme. Lista e gjate e vendimeve qe KQZ duhet te marre sot, eshte te miratoje dhe modelin e vules se KZQV-se per Komunen Kashar, si dhe modelin e vules per kryetarin e KQV-se. Behet e ditur se institucioni me i larte zgjedhor i ka marre te gjitha masat per organizimin e zgjedhjeve te pjesshme vendore ne komunen e Kasharit, ku vendi i kryetarit ka mbetur vakant per shkak te arrestimit per abuzime me toka te ish-kryetarit Alfred Sula. Rozeta Rapushi