E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne komunen Kashar, me 27 korrik

Zgjedhjet per kryetarin e komunes Kashar do te zhvillohen me 27 korrik. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje daten e zgjedhjeve te pjesshme, duke caktuar te dielen e fundit te muajit korrik. "Dekretoj zgjedhjet e pjesshme per kryetar komune ne Komunen Kashar, Qarku Tirane, te zhvillohen diten e diel, date 27 korrik 2008", vendosi dje kreu i shtetit. Prej gjashte muajsh, kjo komune nuk ka kryetar qe pas arrestimit te ish-kreut Alfred Sules, per abuzime me tokat ne kete zone. Detyrat ne baze te ligjit ne fuqi jane kryer nga zevendesi i tij. Pas kesaj periudhe, kreu i shtetit vendosi te dekretoje zgjedhjet per emerimin e nje tjeter kryetari ne kete komune. Sula u zgjodh ne shkurt te vitit te kaluar. Kryetari i ri, qe do te zgjidhet, do te kete nje mandat trevjecar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›