E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama Hetoni krimin e jakave te bardha

KORRUPSIONI Krimi ekonomik i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare

Prokuroja e Pergjithshme Ina Rama iu ka sugjeruar vartesve te saj te rinj te sapodiplomuarve ne Shkollen e Magjistratures hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit duke e quajtur ate si krimin e jakave te bardha me te cilet do te ndeshen qe ne fillim te punes se tyre te veshtire. Kreu i organit qendror te akuzes ka permendur pa droje se problemi me i ndjeshem per institucionin qe drejton eshte hetimi i krimit te jakave te bardha i cili eshte i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare apo fshihet pas trafikut te influencave.

Edhe pse e quan te veshtire dhenien e drejtesise ne nje vend si ky yni zonja Ina Rama i inkurajon vartesit se ata mund ta perballojne kete me pergatitjen qe kane dhe mentalitetin e ri me te cilin vijne te sherbejne ne radhet e Prokurorise Shqiptare.

Ajo konstatoi se shoqeria shqiptare eshte e mbushur me abuzivitet duke theksuar se nje gjendje e tille e ben te veshtire perpjekjen per vendosjen e drejtesise.

Kryeprokurorja tha se qellimi i institucioneve dhe detyra e tyre eshte vendosja e drejtesise me gjithe veshtiresite objektive dhe subjektive me te cilat perballet gjyqesori.

Te gjithe e dime se te japesh e te vendosesh drejtesi eshte nje proces i veshtire po aq sa fisnik dhe i nderuar. Ky sherbim eshte edhe me i veshtire sot ne vendin tone per shkak te situatave te ngarkuara me konflikt e te barsuara per pasoje me doza te renda abuziviteti te cilat mund te qelloje te prezantohen edhe para jush per zgjidhje sapo ju te filloni nga puna si prokurore u ka thene Kryeprokurorja magjistrateve te sapodiplomuar.

Sipas saj nje prokurori i duhet te perballet jo vetem me krimin e rruges per te cilin ka degjuar e ka mesuar te flitet neper shkolla e per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje por edhe me krimin e ashtuquajtur te jakave te bardha i cili nuk ka nje pamje brutale te lexueshme por gjendet i kamufluar mes formash te sofistikuara veprimesh financiare fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane sa te behet e pabesueshme se mund te kete edhe ate pamje. Me e veshtira eshte pikerisht kjo perballje tha kreu i organit qendror te akuzes.

Sfida qe ju do perballni eshte sigurisht nje sfide qe i takon sot te gjithe sistemit te drejtesise e te gjitha institucioneve te shtetit shqiptar. Pergjegjesia per zgjidhjen e situatave te veshtira me te cilat po perballet sistemi i drejtesise sot pervecse nje detyrim funksional i prokuroreve e gjyqtareve apo i aktoreve te tjere te sistemit eshte gjithashtu nje sfide e te gjitha institucioneve shteterore vijoi zonja Rama.

Sipas saj shteti funksionon si nje mekanizem i perbere nga shume hallka dhe duhet qe secila prej tyre te funksionoje mire ne menyre qe i gjithe mekanizmi te jete realisht ne pune dhe se asnje hallke e vetme nuk mund ta mbaje ne levizje nje mekanizem te ndertuar per te funksionuar si i tere.

Ne kete kontekst detyra jone eshte te jemi nje pjese solide e qendrueshme e mekanizmit shteteror duke zbatuar me rigorozitet te gjitha funksionet tona si aktore te sistemit te drejtesise vecanerisht si prokurore duke kerkuar gjithashtu me kembengulje nga te gjithe faktoret e tjere qe ndervaren me punen tone te jene ne te njejten linje me tonen sigurisht te drejtuar drejt nje qellimi te perbashket lufta kunder krimit dhe vendosja e drejtesise deklaroi Kryeprokurorja.

Kreu i akuzes qendrore nuk harroi te kujtonte vartesit se jemi drejt rruges se perfshirjes se vendit tone ne familjen e madhe europiane dhe se disa faktore jane skeptike per kapercimin e veshtiresive qe ky proces sjell. Bej pjese ne ate grup qe mendon se ne jemi maturuar mjaftueshem per ti kapercyer keto veshtiresi kemi resurset e duhura njerezore per ta bere kete por kemi nevoje domosdoshmerisht per vullnet te mire e vizion ne te perditshmen tone. Natyrisht nuk jam ketu ne pozicionin e gjeneralit qe instrukton ushtaret e tij drejt nje misioni te pamundur por sigurisht jam duke folur per nje mision te veshtire. Besoj fort se po qe se ne do arrijme ta bejme kete mision te suksesshem ne betejen me veten atehere ai premton vertete te jete i suksesshem ne te gjitha dimensionet e tij perfundoi kreu i akuzes Ina Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›