E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejet e ndertimit Bashkim Ulaj ne prokurori

Biznesmeni jep shpjegime per betonizimin e Liqenit Artificial te firmosur nga KRRTRSH-ja

Tentativa per te kthyer zonen prane Liqenit Artificial ne Tirane ne nje kantier ndertimi po hetohet nga njesia Task Force ne prokurori pas akuzave publike midis deputeteve Albana Vokshi dhe Erjon Braces. Megjithese ligjvenesit akuzuan njeri-tjetrin per aferat me lejet e ndertimit dhe me koncesionet e HEC-eve njesia Task Force ne Prokurorine e Tiranes ka thelluar hetimet dhe ka rezultuar se plani i Keshillit te Rregullimit te Territorit parashikonte ndertime shumekateshe ne 18 hektare prane Liqenit Artificial duke e betonizuar kete zone. Per te faktuar kete vendim kolegjial oficeret e policise gjyqesore kane pyetur pronaret e truallit te cilet kane treguar edhe manovrat per te ndertuar ne kete zone qe nga kerkesat ne bashki per leje ndertimi e deri te modalitetet per nje plan urbanistik te pergjithshem te Tiranes qe do e lidhte kete zone me pjeset e tjera. Pronaret kane treguar se jane kontaktuar nga dy biznesmene Bashkim Ulaj dhe Besnik Sulaj te cilet jane ftuar ne njesine Task Force per te dhene shpjegime.

Deshmia

Biznesmeni i ndertimeve Bashkim Ulaj eshte paraqitur mesditen e djeshme ne Prokurorine e Tiranes duke dhene shpjegime si person qe ka dijeni rreth objektit te hetimit. Ulaj eshte paraqitur prane grupit hetimor te kryesuar nga prokuroret Ardian Braho dhe Valentin Preci te njesise Task Force. Burimet nga kjo njesi shprehen te rezervuara ne deshmine e Ulajt ndersa nga burimet konfidenciale mesohet se ai eshte pyetur per menyren e lidhjes se kontratave me pronaret e truallit ku do te ndertoheshin kulla 30-kateshe. Mesohet se Ulaj ka shpjeguar te gjithe proceduren sipas se ciles ishte e rregullt ndersa tregoi edhe kerkesat ne bashki per leje ndertimi. Ai tha se ka marre kontakt me pronaret thjesht per te bere biznes dhe se nuk ka paguar ryshfet per ndonje leje te mundshme nga Bashkia e Tiranes dhe nga Komuna Farke. Hetuesit e ceshtjes saktesojne se Ulaj nuk eshte person nen hetim por deklarues dhe si i tille kishte detyrimin ligjor te jepte shpjegime per nje objekt hetimi pasi mund te kishte dijeni rreth nje vepre penale. Mesohet se biznesmeni nuk ka pohuar ndonje parregullsi per keto ndertime duke theksuar se ka vepruar konform ligjit dhe praktikave te institucioneve vendore. Burime nga akuza kryeqytetase thane se ne ditet ne vijim pritet te merret ne pyetje edhe biznesmeni tjeter Besnik Sulaj pasi ka dyshime se edhe ky shtetas mund te kete dijeni rreth ketij objekti hetimor.

KRRTRSH-ja

Historia e kthimit te zones prane Liqenit Artificial te Tiranes ne zone ndertimi daton para disa vitesh. KRRTRSH-ja ka vendosur qe ne zonen ne fjale e cila cilesohet si mushkeria e Tiranes te kete ndertime. Disa studime urbanistike e kane lidhur kete zone me pjesen tjeter te Tiranes. Pas shume diskutimesh anetaret kane hedhur firmen qe kjo zone te shnderrohet ne nje kompleks me kulla gjigante. Ne loje jane futur pronaret e truallit. Kane pergatitur te gjitha letrat dhe pasi ua kane paraqitur institucioneve perkatese kane arritur te fitojne te drejten qe te ndertojne. Megjithate kjo zone ishte pa plan urbanistik dhe medoemos duhej te merrej nje leje perkatese prane instancave te Bashkise se Tiranes. Kjo e fundit ka kryer nje sere studimesh dhe ka vendosur qe te mos ndertoheshin ne shume zona. Bashkia e Tiranes u ka kthyer pergjigje ish-pronareve dhe biznesmeneve qe qendronin pas tyre se ku mund te ndertonin dhe ku jo. Nga nje studim u vendos qe te mos prishej kompleksi Dinamo atje ku ka qendren dhe stervitet skuadra e futbollit me te njejtin emer. Po ashtu institucionet vendore vendosen qe te mos ndertonin ne zonen e pishinave pasi ishte nje pike argetimi per shume kryeqytetas ne ditet e veres por edhe gjate muajve te tjere per shkak se ne kete vend ndodhen edhe mjaft fusha minifutbolli. Nje tjeter vendim i Bashkise se Tiranes ishte qe te mos lejohej asnje ndertim ne zonen ku jane vendosur lodrat pasi ne Tirane nuk ka asnje kend lojerash per femije. Duke qene se zona eshte shume e frekuentuar nga familjare bashkia vendosi qe ndertimet te ishin ne pjesen e mbetur te kesaj zone. Sipas prokurorise keto vendime te Bashkise se Tiranes nuk u kane pelqyer ish-pronareve dhe biznesmeneve te cilet kane paraqitur edhe studime te zones. Duke pare qe bashkia u hoqi nje pjese te mire te territorit biznesmenet kane menduar qe metrat e humbur nga keto terrene ti kompensojne me ndertime ne ajer. Jane planifikuar qe te kete ndertime te kullave 30-kateshe megjithate edhe ky plan duket se nuk mund te marre leje pasi qyteti i Tiranes duhet te kete nje plan urbanistik. Plani urbanistik duhet te perfshije edhe kete zone dhe me pas mund te vendoset per ndertime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›