Varrim-proteste me 15 mije veta ne Kukes

Vrasja e kryetarit te Komunes te Terthores Remzi Veseli mbremjen se henes ka tronditur jo vetem opinionin ne Kukes por mbare vendin. Pak minuta pas ngjarjes drejt Kukesit kane udhetuar drejtues te larte te Policise se Shtetit dhe politikane. Ne ceremonine e varrimit ne te cilen moren pjese rreth 15 mije veta nuk ka munguar lideri i PS-se Edi Rama. Varrimi i 40-vjecarit eshte shnderruar ne nje manifestim te heshtur ku moren pjese miq dhe dashamires te tij nga te gjitha rrethet e Verilindjes por edhe Tirana Prizreni Prishtina.
NgjarjaIshte ora 2100 e se henes dhe Remzi Veseli sapo ishte kthyer nga Tirana ku kishte qene i ftuar ne dasmen e kreut te opozites Edi Rama. Dikush ka trokitur ne deren e jashtme te oborrit te shtepise dhe Remziu ka dale te hape deren. Nje person ende i paidentifikuar e ka qelluar tri here me pistolete ne koke duke e rrezuar pertoke. Duke perfituar nga shiu dhe erresira autori eshte zhdukur pa lene gjurme ndersa dy vellezerit e viktimes kane rendur per te dera. Te shokuar ata kane marre te vellain qe ende merrte fryme dhe e kane transportuar per ne Spitalin e Kukesit.
SpitaliBluzat e bardha te urgjences se spitalit civil te Kukesit rrefejne se mbremja e se henes ka qene vertete tronditese. Per momentin nuk morem vesh se kush ishte plagosur sepse te tre vellezerit ishin te mbuluar me gjak. Pastaj pame se Remziu ishte qelluar nga afer me tre plumba ne koke tregon mjeku roje duke shtuar se viktima duhej te ishte rrezuar me plumbin e dyte dhe se 40-vjecari kishte mberritur i vdekur ne spital. Nderkohe policia ishte njoftuar nga spitali per ngjarjen dhe mberritja ne vendin e ngjarjes ka ndodhur shume kohe pas vrasjes. Dhjetera makina te policise rrethuan vendin ku ndodhi vrasja dhe kane nisur veprimet procedurale. Nuk kane vonuar nje grup ekspertesh te mberritur nga Tirana. Nderkaq kreu i Policise se Qarkut te Kukesit Sadri Ramcaj ka deklaruar se po punohet me intensitet ne disa pista dhe se per momentin jane shoqeruar per tu marre ne pyetje 13 persona. Por policia nuk ka ende nje piste konkrete per vrasjen e ndodhur.
Kush ishte Remzi Veseli40-vjecari i lindur ne fshatin Morin te Kukesit ishte i pamartuar dhe jetonte me dy vellezerit e tij me te vegjel edhe ata beqare. Familja e Veseleve njihet ne Morin dhe ne mbare Kukesin per nacionalizem dhe temperament. Vila e Veseleve ndodhet ngjitur me lagjen numer 3 te Kukesit nderkohe qe pak vite me pare kane jetuar ne fshatin Morin. Ne vitin 2001 ai i futet garimit politik per kreun e komunes por e humb per ta fituar ne zgjedhjet pasuese. Ai mbante mandatin e dyte si kryetar komune nen siglen e PS-se dhe kishte shprehur ambiciet edhe per nje mandat te trete.
BanoretAskush nuk di te thote shkaqet se pse u vra kryetari i komunes. Nje banor i fshatit Morin tregon i perlotur se kryetari i tyre ishte me temperament te forte por asnjehere nuk ka lenduar askend gjate ushtrimit te detyres. Ai ka pasur grindje te rastit me persona te ndryshem sic ndodh rendom por nuk gjej dike qe te hedhe dyshime per vrasjen. Te gjithe bejme sherre por asnjehere nuk justifikohet vrasja thote nje anetar i Komunes Terthore. Nderkaq ne qytetin e Kukesit 40-vjecari njihej si anetar aktiv i Partise Socialiste. Ishte motori i partise ne Kukes ishte si Azem Hajdari i demokrateve shprehet nje banor i Kukesit.
VarrimiVarrimi i 40-vjecarit eshte kryer sipas riteve te vjetra pa ndonje fjalim por u shnderrua ne nje manifestim gjigant pasi moren pjese te pakten 15 mije njerez jo vetem nga Kukesi por edhe nga Tirana Prizreni Prishtina etj. Ne varrim nuk kane munguar deputete dhe personalitete te tjere nga Tirana. Askush nuk tha asnje fjale te pakten publikisht te gjithe kane qene te rezervuar. Vrasja barbare denohej ndoshta vetem me pranine e tyre ndonese kishte njerez qe peshperiten Duhet te flase dikush dikush duhet te denoje dhunen me fjalet e hoxhes nuk kuptojme asgje. Por varrimi ne fshatin Morin kryhet sipas riteve te vendit.