E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Lufta ndaj korrupsionit do të materializohet me produkt konkrete

Tirane, 13 dhjetor, NOA – Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama paralajmeron arrestime ne sektorin e luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne takimin qe Rama ka zhvilluar me njesite e specializuara kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit te Korçes, Vlores, Fierit dhe Shkodres, kryeprokurorja ka deklaruar se puna e ketyre strukturave duhet te sjelle rezultate konkrete.

“Znj. Ina Rama, duke shprehur dhe mbeshtetjen e plote ndaj Njesive te specializuara, theksoi se tashme ky sport duhet te materializohet me nje produkt me te dukshem te punes qe po zhvillohet nga keto njesi. Lufta kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik eshte jo vetem nje prioritet i Prokurorise, por edhe nje çeshtje sensitive ne opinionin publik, ndaj njesite e specializuara duhet te jene me proaktive ne punen e tyre duke u orientuar te nisin hetime kryesisht per çeshtje te ndryshme sipas dinamikes se ngjarjeve”,  njofton zyra e shtypit te Prokurorit te Pergjithshme.

Kryeprokurorja gjate ketyre takimeve ka theksuar se lufta ndaj veprave penale te korrupsionit, krimit te organizuar dhe pastrimit te parave, mbeten prioritet per organet e prokurorise dhe suksesi ndaj tyre mund te arrihet nepermjet zbatimit te plote dhe rigoroz te ligjit.

Gjate takimeve te veçanta me njesite Rama ka theksuar se nje rendesi e veçante duhet tu kushtohet rritjes se rolit te oficereve te policise gjyqesore prane ketyre njesive ne sigurimin e informacioneve per veprat penale te veprave te korrupsionit dhe krimit financiar.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›