E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet turku në Durrës, tentoi të kaloi kufirin me pasaportë çeke

Durres, 13 dhjetor, NOA – Nje person me shtetesi turke eshte arrestuar nga Policia e Durresit teksa ka tentuar te kaloje Portin e Durresit ne menyre te paligjshme. Shtetasi turk eshte paraqitur ne piken kufitare me nje pasaporte te shtetit çek, me ane te se ciles kerkonte te largohej drejt Italise.

Sipas policise se qytetit bregdetar behet fjale per 32-vjeçarin Ali Osman Sahinkaya,, banues ne Stamboll te Turqise.

Ai eshte paraqitur ne sportelin e kalimit kufitar ne Durres me daten 10 dhjetor dhe ka paraqitur si mjet identifikimi nje pasaporte çeke, e cila dyshohet te jete e falsifikuar.

Arrestimi i tij eshte bere rreth ores 22:30. Materialet ne ngarkim te shtetasit turk iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per vepren penale te  falsifikimit te leternjoftimeve,  pasaportave apo vizave.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›