E Diel, 1 Nëntor 2026

Vocaj: “Ombrella” finalizoi kapjen e hajdutëve të bankave në kryeqytet

Tirane, 13 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj ne nje konference per shtyp deklaroi sot finalizimin me sukses te operacionit te koduar “Ombrella” me arrestimin e kater personave dhe shpalljen e nje te pesti ne kerkim, te akuzuar per vjedhjen me dhune te disa filialeve te bankave ne kryeqytet. Drejtori i Policise se kryeqytetit, beri me dije se nga operacioni “Ombrella” jane arrestuar Fatjon Sami Deliu,  24 vjeç, i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes; Markeljano Izmir Nuro, 20 vjeç, i padenuar me pare; Gerald Sefer Gordi, 20 vjeç; Ervis Dilaver Domi, 22 vjeç, te kater banues ne Tirane, nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim policor shtetasi Admir Zyko, i dyshuar si bashkeautor ne kete vjedhje me arme.

Vocaj informoi se ky operacion u finalizua pas nje hetimi 9 mujor te kryer nga Seksioni Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe Arme ne Policine e Tiranes, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes me perdorimin e gjere te metodave speciale te hetimit.

Nga hetimi rezultoi se te arrestuarit ne fjale jane autore te vjedhjes me arme te filialit te Bankes Kombetare Tregtare, ngjarje e ndodhur me date 17 shkurt 2010 ne rrugen “Myslym Shyri” ne Tirane.

Po keshtu, keta shtetas jane te dyshuar dhe po zhvillohen hetime intesive per perfshirjen e tyre ne bashkepunim edhe me persona te tjere ne vjedhjet e bankave si vjedhjet e filialit NBG banke ndodhur me date 01.08.2008 ne autosdraden Tirane – Durres; vjedhjen e filialit te Raiffaisen Bank, ndodhur me 26.12.2008, ne rrugen “Vangjel Noti” ne Laprake; vjedhjen e Tirana – Bank, e ndodhur me date 06.05.2010, ne rrugen dytesore ne krah te autostrades Tirane – Durres si dhe per per vjedhjen ne 02.07.2010, te filialit te NBG Bank, ndodhur me 02.07.2010, ne rrugen dytesore te autostrades Tirane – Durres.

Pas ndalimit te tyre, ne cilesine e proves materiale u sekuestruan dy automjete te perdorura nga autoret ne kete vjedhje me arme, fatura bankare te depozitimit te parave; veshje te perdorura gjate ngjarjes, aparate celulare etj.

Drejtoi i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj siguroi se ne bashkepunim me Shoqerite e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike, jane marre masa te posaçme per rritjen e masave te sigurise ne Bankat e Nivelit te dyte per mbarevajtjen e  zhvillimit normal te aktivitetit te bankar.

Gjate konferences per shtyp, drejtori Vocaj iu pergjigj interesimit te mediave edhe per ngjarjen e mbremshme te ndodhur ne lagjen “Tefta Tashko” ne kryeqytet, ku mbreme ne oret e nates nje i semure psikik kishte kercenuar familjaret e tij me çifte.

Duke folur per ngjarjen ne fjale, Vocaj theksoi se policia per ore te tera tentoi te zbuste situaten dhe u arrit qe i semuri te ulte armen dhe me pas t’i dorezohej nje grupi specialistesh per kurimin e tij.

Sipas Vocaj nuk flitej per pengmarrje te familjareve nga ana e te semurit, por ai vuante nga depresioni psikik dhe nga nje ndjenje e forte persekutimi.

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/obcYXoawVwE','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›