E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 2 police akuza Burg te perjetshem

TIRANE - Prokuroria per Krimet e Renda i kerkoi gjykates dje denimin me burg perjete per Sokol Halilajn nje nga te akuzuarit per vrasjen e 2 policeve ne vitin 1999 ne Kruje. Per bashkepunetorin e tij Shefqet Seferi akuza kerkoi denim me 20 vjet burg. Ne seancen e djeshme gjyqesore ne ngarkim te tyre tek Krimet e Renda prokurori i ceshtjes Anton Martimi paraqiti para gjykates konkluzionet perfundimtare te akuzes. Ne perfundim prokuroria kerkoi deklarimin fajtor te te pandehurve Halilaj dhe Seferi si dhe denimin e tyre perkatesisht me burgim te perjetshem dhe me 20 vjet heqje lirie. Behet e ditur se i pandehuri i trete i kesaj dosjeje Dritan Rexhepi do te gjykohet ne nje proces te vecuar tek Krimet e Renda per shkak se aktualisht ai po vuan nje denim me burg ne Itali per nje veper penale te kryer ne ate shtet. Ngjarjet per te cilen ata akuzoheshin jane shenuar me 27 gusht dhe 6 tetor te vitit 1999 ne qytetin e Krujes ku jane vrare policet Arben Keqi dhe Durim Kasmi. Sipas prokurorise vrasjet kane ardhur si pasoje e nje linje hakmarrjeje mes nje familje se Hakajve dhe punonjesit te policise Keqi. Kjo dosje po rigjykohet tek Krimet e Renda pas kthimit ne kete gjykate ne zbatim te nje vendimi te Apelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›