TIFF, homazh Bekim Fehmiut e Llazi Sërbos

Në kujtim të Bekim Fehmiut, artistit të shumë roleve në filma e teatër, u shfaq filmi “Mbledhësi i puplave” i regjisorit Aleksandar Petroviç, realizuar në vitin 1966, nominuar për çmimin Oscar dhe Golden Globe në 1968. Në këtë film i bëhet homazh jetës endacake dhe pa kokëçarje të ciganëve, ku Fehmiu luan rol protagonist. Ndërsa për të përkujtuar aktorin Llazi Sërbo u shfaq filmi “Operacione zjarri” me regji të Muharrem Fejzos, një prodhim i vitit 1973.
Këta dy filma janë pjesë e programit special, që TIFF ka parashikuar gjatë ditëve të zhvillimit të tij. Në ditët e ardhshme do të shfaqen gjithashtu edhe filmat “Goodbye how are you” nga Boris Mitiç, “Një Papë Shqiptar” i Ëngjëll Ndocaj etj. Sot, në ditën e katërt të TIFF, u shfaqën paradite 15 filmat e kompeticionit të filmit të shkurtër nga Italia, Belgjika, Spanja, Kosova, Kanadaja, Franca etj. Pasdite, filmat “The loners” dhe “Late summer” konkurruan në kategorinë e filmit me metrazh të gjatë.
2010-12-16 19:46
[