Nishani: Publiku nuk ka besim tek drejtësia

Ministri i drejtësisë Bujar Nishani ka deklaruar se publiku nuk ka besim tek drejtësia. Duke folur në një tryeze për reformën në procedurën penale, ministri Nishani theksoi se drejtësia dhe funksionimi i saj të cilat përbëjnë themelin e çdo shoqërie demokratike nuk gëzojnë besimin e publikut.
Sipas tij, publiku ka një besim të cunguar ndaj drejtësisë edhe pse pjesa më e madhe e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë gëzojnë integritet moral dhe profesional.
“Në këtë kontekst, sfida ngrihet për të zhdukur elementët që prishin imazhin e përfaqësuesit të sistemit të drejtësisë”, tha ai duke shtuar se ndaj shkelësve dhe abuzuesve, duke aplikuar kontrolli ligjor.