Ina Rama braktis komisionin Hetimi kompetence e Prokurorise
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama braktisi dje seancen e komisionit parlamentar per ngjarjet e 21 janarit duke deklaruar se smund te jape shpjegime per hetime te nisura. Kryeprokurorja mbajti nje fjale hyrese nga ku u shpreh se puna e ketij komisioni eshte e paligjshme referuar nje vendimi te Gjykates Kushtetuese sipas saj pasi ka te njejtin objekt pune me Prokurorine.
Me pas zonja Rama u largua por deputetet e pranishem e akuzuan ate per mosrespektim te detyrimit kushtetues per te dhene llogari ne Kuvend madje i bene publike edhe pyetjet qe kishin pergatitur. Anetaret e Komisionit hetimor bene te ditur gjithashtu se do ta therrasin serish Prokuroren e Pergjithshme ne nje seance tjeter degjimore.
Eduard Halimi Znj. Kryeprokurore ju kemi thirrur per te na dhene cdo informacion qe e cilesoni te cmuar ne lidhje me objektin e hetimit te ketij komisioni hetimor. Me pas anetaret e komisionit do tju drejtojne juve pyetje.
Ina Rama Jam thirrur sot prej jush ne kete seance pyetjesh ne zbatim te nenit 14 germa b e ligjit nr. 8891 date 02.05.2002 per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore me cilesine e titullarit te institucionit pra ne cilesine e Prokurores se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise. Jam ketu sot para jush pikerisht ne respektim te Kushtetutes ligjit e institucioneve te vendit tim. Sipas kuadrit kushtetues e ligjor Prokuroria eshte konceptuar si organ i pavarur qe ne ushtrimin e funksioneve te saj i nenshtrohet vetem Kushtetutes dhe ligjeve. Ne nenin 8 te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise eshte parashikuar se Prokurori i Pergjithshem eshte autoriteti me i larte per ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimin e akuzes ne gjyq ne emer te shtetit. Nuk lejohet njoftimi per ceshtje konkrete me perjashtim te ceshtjeve te derguara me vendim te Kuvendit.
Eduard Halimi Zonja Kryeprokurore ju kemi thirrur per te na thene informacione me keto qe ju kemi kerkuar dhe jo informacion mbi jurisprudencen qe ka Shqiperia.
Ina Rama Zoti Halimi ju lutem...
Eduard Halimi Ju jeni juriste dhe te gjithe jemi juriste por ju lutem na percillini informacion tuaj si drejtuese e nje institucioni. Nese keni ndonje informacion per te na thene ne rast te kundert do tu drejtohem kolegeve te bejne pyetjet. Jo informacion per jurisprudencen se te gjithe juriste jemi dhe jo te keqkuptohemi. Ju lutem vazhdoni me piken e rendit e dites dhenie informacioni nga titullari i institucionit komisioni hetimor sic parashikohet ne nenin 14 pika 2 te ligjit. Informacion ju lutem.
Ina Rama E kuptova shume mire zoti Halimi. Por me lejoni te parashtroj ate qe kam pergatitur per komisionin. Prokuroria shqiptare eshte duke kryer hetimet e saj per ngjarjet e ndodhura ne daten 21 janar. Keto hetime po zhvillohen ne menyre te gjithanshme objektive dhe profesionale. Veprimtaria hetimore e drejtuar nga Prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane eshte orientuar si drejt hetimit te perfshirjes se strukturave shteterore te ngarkuara me sigurine e institucioneve publike dhe te rendit publik ashtu edhe ne drejtim te hetimit te ushtrimit te dhunes nxitesve e organizatoreve te saj. do ngjarje kriminale e cila ka ndodhur ne daten 21 janar eshte objekt i hetimit penal te Prokurorise dhe vetem ne perfundim te hetimit te kesaj ceshtjeje Prokuroria Shqiptare do te kete nje konkluzion perfundimtar mbeshtetur ne rezultatet e nje hetimi te plote. Ndaj me duhet te verej se cdo ceshtje qe komisioni parlamentar eshte duke hetuar rreth ketyre ngjarjeve eshte ne menyre integrale e lidhur me hetimin penal te fakteve qe po heton vete Prokuroria. Ne keto kushte per shkak te pasjes se ceshtjes nen hetim dhe kufizimit ligjor qe parashikon ligji per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise...
Eduard Halimi Me falni nje sekonde se eshte dicka me interes per te gjithe. Ju po thoni qe jeni duke hetuar veprimtarine e institucioneve shteterore per parandalimin e ngjarjeve me 21 janar
Ina Rama Une kerkoj qe te me degjoni deri ne fund te fjales sime. Une vetem kaq kerkoj.
Eduard Halimi Ne kemi kohe boll per tju degjuar.
Ina Rama Ne keto kushte per shkak te pasjes se ceshtjes nen hetim dhe kufizimit ligjor qe parashikon ligji per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise per te njoftuar Kuvendin per ceshtje te vecanta ju bej me dije se nuk mund tu pergjigjem pyetjeve tuaja ne funksion te objektit te hetimit te ketij komisioni. Me duhet te respektoj ligjin dhe jam e vendosur ta bej kete gje. Ky eshte nje qendrim ne mbeshtetje te Kushtetutes dhe ligjit. Ju falenderoj per vemendjen behet gati te largohet.
Eduard Halimi Uluni zonja Kryeprokurore. Ju kam njoftuar edhe ne menyre shkresore se objekti i ketij komisioni nuk ka te beje fare me ceshtjet penale qe ju po hetoni dhe qe na keni informuar. Objekti i ketij komisioni eshte hetimi i veprimtarise se institucioneve. Nuk besoj se ju keni filluar ndonje ceshtje per veprimtarine e institucioneve. Ne piken 3 thuhet se nese Prokuroria ka nisur nje ceshtje penale pra per veprimtarine e institucioneve shteterore atehere sigurisht qe komisioni hetimor do ta shikoje kete ceshtje. Pyetja ime eshte kjo nese ka ndonje ceshtje qe ju keni filluar dhe ka lidhje me hetimin parlamentar pra me hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal jo te veprimeve te dhunshme por per veprimtarine e institucioneve. Nese ka nje ceshtje te tille na e thoni edhe neve ta marre vesh edhe publiku dhe te sqarohemi. Kjo eshte pyetja qe pres pergjigje.
Ina Rama Kjo eshte nje pyetje per te qartesuar pozicionin tim rishtas per ate qe thashe. Ne kemi filluar hetimet per ato ceshtje ne menyre te detajuar ua kemi informuar ne materialin me shkrim sot brenda afatit qe na kishit percaktuar. Sigurisht qe presim rekomandimet e ketij komisioni per ti pare ato me shume seriozitet qofte sipas ligjit te Prokurorise qofte sipas ligjit per komisionet hetimore. Ajo qe une ju bera prezent eshte se Prokurori i Pergjithshem ne kushtet kur ka nje ceshtje nen hetim nuk mund ti ushtrohet nje seance me pyetje sepse ngjarjet qe ne po hetojme ne kuadrin e nje procedimi penal jane te njejtat ngjarje qe ju po hetoni ne kuadrin e nje hetimi parlamentar. Me falni por nuk mund te vazhdoj me.
Eduard Halimi Te gjithe kolegeve do tu lutesha qe ne pyetjet qe do ti drejtoni asnjera te mos jete per ceshtjet ne hetim.
Ina Rama Zoti Halimi une tani po largohem. Ky eshte qendrimi qe une mbaj ne emer te institucionit qe perfaqesoj. Faleminderit.
Eduard Halimi Doni te largoheni Doni ta marr kete si mosbashkepunim me komisionin hetimor parlamentar
Ina Rama Ta merrni keshtu sic e lexova une dhe e bera te qarte.
Eduard Halimi shte ne te drejten tuaj zonja Kryeprokurore. Faleminderit. Ina Rama largohet
Pyetjet e deputeteve
Fatos Hoxha Une dua ta pyes Kryeprokuroren ku e gjen kurajen dhe ku e gjen mbeshtetjen ajo dhe te pergjigjet ku ta gjeje te arsyeshme. Te kundershtoje ne menyre kaq flagrante institucionin me te larte te vendit. Te ma jape pergjigjen si te doje pergjigjen.
Eduard Halimi Une do ta pyesja Prokuroren e Pergjithshme ne lidhje me genjeshtren qe zonja prokurore e pergjithshme beri para ambasadorit amerikan. Do te doja ta pyesja se cila eshte e verteta dhe motivet qe Prokurorja e Pergjithshme mashtroi e genjeu publikun shqiptar ne pranine e nje ambasadori mik. Do te doja ta pyesja per shkeljen e nje marreveshje te iniciuar nga nje marreveshje nga nje ambasade mike. Do te doja ta pyesja edhe ne lidhje me informacionet e Ministrise se Brendshme ne lidhje me keqadministrimin e procesit penal sepse ka pasur nje deklarim te forte dje nga minsitri i Brendshem se prokuroret i marrin plumbat ne xhep. Do te doja ta pyesja edhe per komunikimet qe ka pasur me eksponente te opozites nese ka kapur edhe me institucionet.
Fatos Hoxha Pyetjet e mia konsistonin me disa pamje qe ka pare i gjithe populli jo ne bulevard por ne sulmin ndaj Kryeministrise. Do te doja te dinte si do ti vleresonte keto pamje. Do ta pyesje nese kishte nje marreveshje qe e tha Kryeministri dhe pse u prish. Nese ishte konsultuar paraprakisht me Presidentin e Republikes dhe cfare i kishte sugjeruar ai. Nese ishte konsultuar me kryetarin e PS-se Edi Ramen para marreveshjes dhe pas prishjes se saj.
Viktor Gumi Se pari ne nuk jemi nje mjedis fakultativ por ne nje mjedis detyrimi ligjor. Referuar edhe eksperiencave te tjera parlamentare nese Prokuroja gjykonte se nuk mund te jepte pergjigje per nje ceshtje konkrete mund te mos jepte pergjigje por ne asnje menyre demonstrativisht te largohej dhe te refuzonte bashkepunimin.