E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne seancat degjimore ne Komisionin Hetimor

Komisioni Hetimor deshtoi dje ne zhvillimin e seancave degjimore me drejtuesit e dy prej institucioneve qe jane sulmuar ashper nga kryeministri Berisha. Fillimisht u njoftua shtyrja per nje date tjeter e seances me kreun e Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri. Kuvendi ben te ditur se anulimi i mbledhjes me kreun e SHISH-it eshte bere per arsye teknike. Ndersa kryeprokurorja Ina Rama edhe pse u paraqit ne seance nuk pranoi tu pergjigjej pyetjeve te anetareve duke u larguar ne menyre demonstrative nga mbledhja.


Sipas kryeprokurores ne baze te ligjit Prokuroria e ka te ndaluar te jape informacione mbi proceset qe jane ne hetim e siper. Prokurorja e Pergjithshme u shpreh se cdo ngjarje kriminale e 21 janarit eshte objekt i hetimit te prokurorise dhe vetem pas hetimit prokuroria do te kete nje perfundim.


I menjehershem ka qene reagimi i mazhorances qe e vleresoi vendimin e kryeprokurores si refuzim per bashkepunim nga institucioni i akuzes. Ne ditet ne vijim pritet qe kryeprokurores ti dergohet nje tjeter kerkese ne te cilen ftohet qe te marre pjese ne nje seance degjimore me anetaret e Komisionit Hetimor.


Ina Rama Nuk flas pa perfunduar hetimin


Kryeprokurorja e Pergjithshme Ina Rama refuzoi dje tu pergjigjej pyetjeve te anetareve te Komisionit Hetimor per sa kohe institucioni qe ajo drejton eshte duke u marre me hetimin e 21 janarit. Para se te braktiste mbledhjen Prokurorja theksoi se cdo ngjarje kriminale gjate demonstrates se opozites dy jave me pare eshte objekt i hetimit penal te prokurorise dhe vetem ne perfundim te hetimit te kesaj ceshtje Prokuroria do te kete nje konkluzion perfundimtar mbeshtetur ne rezultatet e nje hetimi te plote.


Ina Rama u shpreh Per shkak te pasjes se ceshtjes nen hetim dhe kufizimit ligjor qe parashikon ligji Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise per sa i perket njoftimit te Kuvendit per ceshtje te vecanta ju bej me dije se nuk mund tiu pergjigjem pyetjeve tuaja ne funksion te objektit te hetimit te ketij komisioni.


Me duhet te respektoj ligjin dhe jam e vendosur te veproj vetem mbi bazen e ligjit. Ky eshte nje qendrim ne mbeshtetje te Kushtetutes dhe ligjit. Sipas Kryeprokurores hetimet per trazirat e 21 janarit po zhvillohen ne menyre te gjithanshme objektive dhe profesionale.


Drejtuesja e organit te akuzes deklaroi se veprimtaria hetimore e drejtuar nga prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane eshte orientuar si drejt hetimit te perfshirjes se strukturave shteterore te ngarkuara me sigurine e institucioneve publike dhe te rendit publik ashtu edhe ne drejtim te hetimit te ushtrimit te dhunes nxitesve e organizatoreve te saj.


Kjo eshte arsyeja qe sipas saj cdo ceshtje qe komisioni parlamentar eshte duke hetuar rreth ketyre ngjarjeve eshte ne menyre integrale e lidhur me hetimin penal te fakteve qe po e heton vete prokuroria. Prokurorja e Pergjithshme sqaroi se pavaresia e institucionit qe drejton eshte e percaktuar qarte edhe ne ligjin themeltar te shtetit.


Vendimit i Kuvendit te Republikes se Shqiperise nr. 82 date 23.01.2011 Per ngritjen e komisionit hetimor ... ka parashikuar se objekti i tij nuk shtrihet ne ato ceshtje dhe rrethana per te cilat Prokuroria e Republikes se Shqiperise ka filluar procedimin penal sipas ligjit - tha Rama. Por vendimi i kryeprokurores per tu larguar nga komisioni parlamentar ne menyre demonstrative u interpretua nga anetaret e djathte te Komisionit Hetimor si mungese respekti.


Ina Rama erdhi me qendrim arrogant dhe mungese te theksuar respekti ndaj ketij institucioni njesoj si shume personazhe te tjera qe kane treguar kete qendrim me pare. Ajo u largua pa lene shteg per ndonje diskutim racional. Ka zero mbivendosje me hetimin penal dhe jemi duke hetuar veprimtarine e institucioneve. shte detyre e Parlamentit qe te hetoje e te shohe - deklaroi Halimi.


Me i ashper ne fjalen e tij ishte deputeti Enkelejd Alibeaj i cili e akuzoi kryeprokuroren per perfshirje ne trazirat e 21 janarit. Ina Rama tregoi frike per ato qe ne donim te pyesnim. shte nje autoakuze qe Ina Rama beri ne syrin e te gjitheve. Te kesh frike per tju pergjigjur kerkeses per tu hetuar nga disa deputete do te thote me se paku te kesh rol ne kete histori. Dhe nje rol jorastesor - theksoi Alibeaj. Gjate dy javeve te fundit mazhoranca ka akuzuar kryeprokuroren per politizim sepse ka ndikuar me vendimet apo mosvendimet e saj ne fshehjen e se vertetes se 21 janarit.


Shtyhet mbledhja me Bahri Shaqirin

Komisioni Duhet certifikim nga NATO qe te mos nxjerrin informacionin

Kreu i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri nuk mori pjese ne seancen degjimore te parashikuar per zbardhjen e se vertetes per 21 janarin. Shkak eshte bere mungesa e nje dokumenti te anetareve te komisionit qe do ti lejonte te merrnin ne pyetje kreun e ketij sherbimi.


Me kete certifikate jane pajisur vetem 21 persona te cilet jane anetare te Komisionit te Sigurise. Kjo certifikate jepet nga vete Sherbimi Informativ Shteteror nen mbikeqyrjen e vendeve anetare te NATO-s permes te ciles verifikohet se anetari nuk ka qene apo nuk eshte pjese e agjenturave te huaja.


Nese shikohet drafti i Ligjit per Mbikeqyrjen Parlamentare te Institucioneve te Sigurise te hartuar ne bashkepunim me OSBE-ne anetaret e Komisionit duhet te kene kaluar permes procesit te vetting-ut. Seanca degjimore me kreun e Sherbimit te Inteligjences Shqiptare do te realizohet ne nje tjeter date e cila do te vendoset ne ditet ne vazhdim.


Gjate ketyre diteve SHISH eshte sulmuar vazhdimisht nga mazhoranca per neglizhence ne dhenien e informacioneve paraprake dhe per mungese bashkepunimi me Policine e Shtetit. Ne historine e sulmeve te pozites ndaj kreut te SHISH-it Bahri Shaqirit qendrojne edhe dy tentativa te qeverise per shkarkimin e tij ne muajt e fundit.


Sipas ligjit per organizimin dhe funksionimin e SHISH ky institucion ka per detyre te mbledhe informacion nga jashte ne funksion te sigurimit kombetar kryen veprimtari kunderzbulimi per ruajtjen e integritetit te pavaresise e te rendit kushtetues mbledh informacion per terrorizmin per prodhimin dhe trafikun e narkotikeve per prodhimin e armeve te demtimit ne mase per krimet kunder mjedisit mbledh informacion per krimin e organizuar qe cenon sigurine kombetare. SHISH bashkepunon me institucionet e tjera shteterore ne zbatim te ketij ligji duke u dhene informacion deri ne ate mase qe lejon mbrojtja e burimeve dhe e metodave te punes.


Per te realizuar qellimin ne funksion te sigurimit kombetar Sherbimi Informativ Shteteror bashkerendon dhe drejton punen per grumbullimin e shkembimin e informacionit me sherbimet informative te strukturave te tjera shteterore te parashikuara me ligj.


SHISH po keshtu bashkepunon edhe me entitetet te tjera informative shteterore apo te huaja ne zbatim te ligjeve dhe urdhrave ekzekutive me qellim te kontribuoje natyrshem ne ruajtjen dhe forcimin e sigurise kombetare dhe asaj nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›