E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca e Kuvendit deputetet jane te angazhuar ne zonat e tyre elektorale

/ /

Kuvendi anuloi dje seancen e parashikuar per tu zhvilluar ne oren 10 te paradites me argumentin se ende nuk ka perfunduar shqyrtimi i projektligjeve te vendosur ne agjende. Ne nje sqarim zyrtar te Kuvendit per anulimin e seances thuhet se krahas punes ende neper komisione deputete vijojne te jene te angazhuar ne zonat e tyre parlamentare.

Kuvendi i Shqiperise vazhdon punen ne komisionet e perhershme parlamentare dhe komisionin hetimor. Deputetet jane te angazhuar ne zonat e tyre elektorale. Agjenda e komisioneve te perhershme nuk ka perfunduar shqyrtimin e projektligjeve te caktuara thuhet ne sqarimin e Kuvendit. Kjo eshte hera e dyte qe seanca anulohet. Javen e kaluar seanca nuk u mblodh diten e ente duke e argumentuar me mbledhjen e Kuvendit diten e diel ne daten 23 janar.

Javen e ardhshme do te mblidhet konferenca e kryetareve per percaktimin e kalendarit te punimeve te Kuvendit sqaron Kuvendit. ky vendim pritet te kundershtohet nga opozita e cila kishte vendosur te merrte pjese ne punimet e Kuvendit vetem ne seanca plenare. Qe prej ngjarjes se 21 janarit deputetet e opozites kane braktisur punimet ne komisionet parlamentare. Pritet qe javen e ardhshme te mblidhet Konferenca e Kryetareve per te marre vendim mbi kalendarin e punimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›