Vjen sot në Tiranë i dërguari i BE-së Lajçak
Vjen sot në Tiranë, Miroslav Lajçak i dërguari i shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton, për të vazhduar takimet në përpjekje për të vendosur dialogun politik në Shqipëri.
Drejtori i Shërbimit të Jashtëm për Ballkanin do të kryej kështu vizitën e dytë brenda dhjetë ditëve në Shqipëri.
Zëdhënësja e baroneshës Ashton deklaroi dy ditë më parë se Lajçak do ketë sërish takime gjatë ditës së sotme me liderët politikë në vend në përpjekje për gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar pas ngjarjeve të 21 janarit.
Sipas saj, mesazhet e BE-së janë të qarta dhe Shqipëria e di rrugën që duhet të ndjekë në përmbushje të axhendës për integrimin në familjen evropiane.
Ndërkohë në takimin e tij të parë pas ngjarjeve të 21 janarit me liderët politikë shqiptarë, i dërguari i baroneshës Ashton, Lajçak i bëri thirrje klasës politike të gjejë gjuhën e dialogut për t`i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri.