E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder, kryetarja e LSI sqaron doreheqjen

Nje dite pas takimit te zotit Meta me simpatizante te LSI ne Shkoder, ish-kryetarja e dorehequr e deges se Shkodres, Esmeralda Uruci dha nje reagim per mediat.

“Dje zoti Meta vertetoi te gjitha ato probleme qe une kam ngritur ne deklaraten e doreheqjes. Pa kaluar fare ne votim, ai bente miratimin e kandidateve per deputet, tamam si ne vitet e para te clirimit te atdheut. Me kete veprim u tregua se si vepron uni i kryetarit te partise”, ka deklaruar Uruci.

Ndersa Erjon Veliaj ishte ne Shkoder per te vizituar tre qytetaret shkodrane, familjare te viktimave te tragjedise se 9 janarit, qe jane futur ne greve urie.

Keta tre qytetare kerkojne drejtesi per humbjen dhe dhimbjen e tyre dhe deklarojne se do t’i shkojne greves deri ne fund.

“Shume njerez thone se kjo eshte greva e radhes, por keta njerez kane familjet e tyre. Kjo ceshtje nuk mund te mbyllet me njerezit qe drejtonin skafet. Aty kishte rekrutues personash, zyrtare te marines dhe policise, nuk mund te kalohet kaq thjesht. I themi kryeministrit Berisha dhe kryetares se Parlamentit, zonjes Topalli, se sot jane ne pushtet dhe duhet te jepet dicka per keta njerez”, ka pohuar Veliaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›