Ina Rama ne KazakistanPrioritet lufta kunder krimit te organizuar
Prokuroria e Pergjithshme Ina Rama zhvilloj sot nje takim me Prokurorin e Pergjithshem te Kazakistanit Askat Daulbayev ku teme kryesore e takimit ishte lufta kunder krimit te organizuar. Zyra e shtypit ne prokurorine e Pergjithshme beri te ditur sot se dy zyrtaret e larte trajtuan ne takim ceshtje te problematikes qe hasin insitucionet perkatese te prokurorise ne permbushjen e detyres se tyre ne zbatim te ligjit.
Kryeprokurorja Ina Rama beri nje ekspoze te punes se Prokurorise Shqiptare duke theksuar se prioritetet e punes se saj jane lufta kunder krimit te organizuar korrupsionit pastrimit te parave dhe trafiqeve. Ndersa nga ana e tij Askat Daulbayev shprehu interesin per shtimin dhe forcimin e marredhenieve me Shqiperine dhe me vendet evropiane. Duke shpjeguar faktin se Prokuroria e Kazakistanit ka kompetenca ne fushen civile dhe monitoron edhe aktivitetin e firmave private Daulbayev u shpreh se ne Kazakistan ushtrojne aktivitetin e tyre investitore shqiptare te cilet me kete rast u komplimentuan nga ana e tij per nivelin e tyre profesional. Kryeprokurorja Ina Rama mori pjese ne Konferencen e 6-te Rajonale te vendeve te Evropes Qendrore dhe Lindore si dhe te Azize Qendrore te organizuar nga Shoqata Nderkombetare e Prokuroreve dhe Prokuroria e Pergjithshme e Kazakistanit. Konferenca e cila zhvillohet ne Astana Kazakistan nga data 4 deri me 7 tetor 2011 ka si teme kryesore Roli i Prokurorise ne zbatimin e ligjit jashte fushes se drejtesise penale. Po keshtu prokurorja pati takime edhe me personalitete te ndryshme te cilet shfaqen interes ndaj punes se Prokurorise Shqiptare.