E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama strehon 128 kriminele

Autoritetet italiane jane venen nen alarm per faktin se te pakten 128 shqiptare te akuzuar apo denuar per krime te renda ne shtetin pertej Adriatikut, gjenden ne Shqiperi te lire dhe nuk ekstradohen per t'u perballur me drejtesine e vendit ku kane abuzuar me ligjin.

Nensekretari i Brendshem italian, Alfredo Mantovan, i shoqeruar, nga Antonio Laudati, Drejtor i Pergjithshem i Drejtesise Penale prane Ministrise se Drejtesise dhe autoritete te tjera te drejtesise, ishin dje ne Tirane ku u takuan me autoritetet shqiptare. Ata shtruan para qeverise shqiptare, problemin e rreth 128 personave, shtetas shqiptare te cilet edhe pse autoritetet italiane kane kerkuar te ekstradohen ne vendin e tyre, pasi gjenden ne Shqiperi, kjo kerkese nuk eshte ekzekutuar asnjehere. Per kete fakt, me pergjegjesi ngarkohet si organ kompetent, Prokuroria jone e Pergjithshme, e cila aktualisht drejtohet nga Ina Rama. Per nje fryme te re, eficente pune mes drejtesise se dy vendeve, pala italiane propozoi dje emerimin e nje gjyqtari nderlidhes nga ana e Ministrise shqiptare te Drejtesise, i cili do te punoje prane dikasterit homolog te Italise, per gjashte muaj.

Paralajmerimi

Deklarata e ministrit Bujar Nishani, nje vit me pare se ne Shqiperi strehohen me qindra persona te kerkuar nga shtete te huaja per krime, eshte sjelle dhe nje here ne qender te vemendjes. Nensekretari i Puneve te Brendshme Italiane, Antonio Mantovano, deklaroi dje ne Tirane, se institucionet e hetimit ne Shqiperi, nuk arrestojne qindra persona qe kane kryer krime ne shtetin italian. Edhe pse kjo shifer nuk u be publike ne konferencen per shtyp, Mantovano deklaroi se krimi qe vepron mes dy vendeve tona do te kene vetem nje reagim, goditjen e tij. "Kush zgjedh rrugen e krimit, shqiptar apo italian qofte, do te perballet me ligjin. Te gjitha vendet ne Evrope kane problem me institucionet e rehabilitimit per personat e ekstraduar". Ai deklaroi se eshte deshmitar i luftes qe Shqiperia ka nisur ndaj dukurive si trafiku klandestin dhe ai i droges.

Kerkesa e djeshme

Nensekretari i Brendshem italian, Alfredo Mantovano dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj biseduan rreth marredhenieve midis dy vendeve tona ne fushen e bashkepunimit gjyqesor nderkombetar. Mantovan shprehu dje mbeshtetje per drejtesine shqiptare: "Jemi bashke ne luften kunder krimit, do t'ju mbeshtesim". Ketu, Ministri yne i Drejtesise, Alibeaj shprehu vullnetit politik te shtetit shqiptar ne lidhje me njohjen e vendimeve penale te gjykates italiane dhene ndaj shtetasve shqiptare qe i jane shmangur drejtesise dhe transferimin e tyre". Alibeaj shtoi se "ky eshte nje akt sinjifikativ qe rrit bashkepunimin mes vendeve dhe rrit shanset per akordimin e ndonje ndihme prej qeverise se re italiane".

Z. Mantovano kerkoi angazhim me te gjere, sa i perket ekzekutimit te vendimeve penale te gjykates italiane dhene ndaj shtetasve shqiptare qe i jane shmangur drejtesise, si dhe shprehjen e vullnetit politik te shtetit per transferimin e shtetasve shqiptare qe vuajne denimin ne burgjet e Italise. Aktualisht, sikurse u theksua ne kete takim, jane rreth 128 vendime penale te dhena nga gjykata italiane per shtetasit shqiptare qe i jane shmangur drejtesise.

Fakti i shprehjes se vullnetit politik te Ministrise sone te Drejtesise, ne lidhje me njohjen e vendimeve penale te gjykates italiane ndaj shtetasve shqiptare qe i jane shmangur

drejtesise dhe transferimin qofte edhe te 10 shtetasve shqiptare qe vuajne denimin ne burgjet e Italise, sipas Z.Mantovano, do te perbente nje rast sinjifikativ te bashkepunimit per akordimin e ndonje ndihme prej qeverise se re italiane. Ne lidhje me rritjen e eficences se bashkepunimit mes dy institucioneve, nga ana e z.Laudati, u propozua emerimi i nje gjyqtari nderlidhes (Judice del Collegamento), nga ana e Ministrise shqiptare te Drejtesise, i cili do te punoje prane Ministrise se Drejtesise te Italise, per nje periudhe te perkohshme prej rreth 6 muaj, shpenzimet e te cilit mund te mbulohen nga kjo ministri.

Procedura

Per te realizuar kete proces, Ministria e Drejtesise, i dergon dosjet me kerkesat perkatese, te Prokuroria e Pergjithshme dhe kjo e fundit hap driten jeshile per autoritetet italiane qe te mundesohet ekstradimi i te kerkuarve. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtesise bene te ditur dje per gazeten "Koha Jone", se titullari Enkelejd Alibeaj, i ka derguar dosjet prane organit te drejtuar nga Ina Rama. Por megjithese ka kaluar nje kohe e gjate, Prokuroria e Pergjithshme nuk ka vene ne jete kerkesen e pales italiane. Nje kerkese, e cila ne fakt ishte bere nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku vite me pare, qe akuzonte dikasterin e Drejtesise atehere se nuk pergatiste dokumentacionin per te realizuar kerkesen e pales italiane.

Nje pyetjeje mbi reformat qe jane ndermarre ne sistemin tone te drejtesise, Mantovani nuk ka dashur te komentoje duke deklaruar se Shqiperia eshte nje vend sovran dhe i pavarur ne vendimmarrje te tilla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›