Rama "shkel" bastionin e Berishes

SHKODER-Kryetari socialist Edi Rama, qe nga bastioni i PD ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli njeheresh perkatesisht kryetar dhe nenkryetar e PD, se po mbajne peng keto banore. Teksa ka vazhduar bashkebisedimet me bujq e fermere ne Veri te vendit, ne fshatin Rec i Ri te komunes Velipoje dhe ne fshatin Kosmac komuna Bushat, Rama eshte shprehur se per 17 vite me radhe i kane dhene voten Berishes dhe Topallit, nderkohe qe ata i kane pare vetem ne raste fushatash. "Shqiperia nuk eshte askund me keq se sa ne keto zona, te cilat qeverisja i rendon dyfish, sepse keto zona i kane dhene per 17 vjet rresht besim Partise Demokratike dhe Sali Berishes. Per 17 vjet kane marre ne kembim mungesen e respektit per fjalen e dhene, mungesen e respektit per premtimet e bera, mungesen e respektit per besimin e marre", ka qene deklarata e forte e Rames. Njeheresh, ai ka bere thirrje se pikerisht ketu do te filloje kthesa, duke i dhene fund politikes se vjeter te dasive, qe i kane ndare shqiptaret ne te majte e te djathte, socialiste e demokrate, ne tanet dhe te atyre, per t'i sunduar me lehte, jo ne emer te ideve, por ne emer te interesave per pushtet, jo ne emer te programeve, por klaneve qe jane ushqyer me kete besim. Sipas tij, kjo zone, ky qark i ka dhene besim te pakushtezuar PD, Sali Berishes, Jozefina Topallit dhe gjithe kesaj kompanie politikanesh, qe me kete besim kane bere vetem punen e tyre, kane pare interesin e tyre, kane shkuar vetem ne drejtimin ku jane permbushur ambiciet per pushtet e pasuri dhe jo ne drejtimin ku permbushen ambiciet e perbashketa. "Une mendoj qe ky besim i pakufizuar dhe i pakushtezuar qe u eshte dhene njerezve per shkaqe historike, nuk duhet t'ju jepet me. Sali Berisha dhe Jozefina Topalli vijne ne Shkoder gjithmone per t'ju kujtuar se dikush e ka pasur gjyshin komunist dhe dikush te pushkatuar. Ne emer te kesaj kujtese kane kerkuar t'u mbajne peng", ka leshuar "siluret" e tij Rama qe nga komuna e Bushatit. Teksa ka bere thirrje per nje bashkim te ri dhe ne Shkoder, Rama ka nenvizuar se kishte ardhur ne kete bashkebisedim "per t'ju thene se gjysherve t'ju prehen te qete ne banesen e fundit dhe t'ju ndrije shpirti aty ku jane. Nderkohe qe per ne femijet tane, perpara se te jene femije socialistesh e demokratesh, jane femije ne nje Shqiperi evropiane". Ai ka kembengulur se s'mund t'i ndaje femijet ne emer te historise se hidhur te gjysherve, por duhet t'i bashkoje ne emer te asaj Evrope, qe do te marre persiper per ta ndertuar ketu ne Shqiperi.
Fermeret: Mungese subvesionesh
Gjate dialogut te zhvilluar mungesa e subvencionimeve nga shteti ne bujqesi ka qene nje nga ceshtjet ku eshte vene theksi me fort nga banoret atje. Ne bashkebisedim me kryetarin socialist fermeret kane pohuar zhgenjimin e tyre, dhe pamundesine e nxjerrjes se fitimeve nga puna ne bujqesi. Kryetari i socialisteve Rama u shpreh se kjo mungese respekti per fjalen e dhene nga qeverisja aktuale, eshte e patolerueshme sidomos ne Veri te vendit ku varferia dhe papunesia jane plage me te thella dhe me te veshtira. Rikthimi i mbeshtetjes financiare te qeverise ka qene nje nder premtimet qe Rama u ka bere banoreve te shumte te fshatrave Rec i Ri dhe Kosmac te Shkodres. Politika te reja te mbeshtetjes ne bujqesi ka premtuar Rama duke nenvizuar paralelisht uljen e kostove te prodhimit bujqesor e blegtoral.