E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza shtyn liberalizimin e vizave

Efekti i pare i krizes ekonomike boterore per vendin tone, duket se do te jete vonesa ne procesin e liberalizimit te vizave me BE. Ministri i Jashtem i Cekise, Karel Schearzenberg,vendi i te cilit merr presidencen e radhes te BE-se nga Franca, ne janar te vitit te ardhshem, u shpreh pesimist mbi liberalizimin e vizave per vendin tone gjate 6- mujorit te pare te vitit 2009. Pas nje takimi qe kryediplomati cek kreu me ministrin e Jashtem, Lulzim Basha theksoi se progresi i Shqiperise eshte i dukshem dhe se Cekia do ta mbeshtese kete proces. Njeheresh, ministri i Jashtem cek theksoi se kriza financiare eshte edhe nje faktor i rendesishem i cili ndikon ndjeshem ne uljen e shanseve per liberalizimin e vizave per Ballkanin Perendimor. "Ne do punojme gjate presidences tone qe te arrijme, qe liberalizimi i vizave per Ballkanin te funksionoje. Ne e shohim rajonin si nje rajon te tere. Ndonjehere une shpresoj se mund te arrijme zgjidhje gjate presidences tone, megjithate po ua them hapur, le te jemi te ndershem, shanset jane te limituara. Po e perseris, per shkak te krizes financiare, e cila do te kete efekte edhe ne Evrope, si ne SHBA, shanset jane kufizuar, per shkak te problemeve dhe veshtiresive, te shtimit te papunesise", tha ministri cek. Nisur nga kjo ministri i Cekise theksoi se kishte gjasa qe problemi i liberalizimit te vizave me vendet e Ballkanit Perendimor, te shtyhej deri ne presidencen suedeze qe perkon edhe me 6- mujorin e dyte te vitit 2009. "Druaj se ne fund te Presidences sone ky problem do ekzistoje ende dhe do t'u mbetet pasardhesve tane, kolegeve suedeze per ta cuar me tej. Veshtiresite ekonomike te shkaktuara nga kriza e tanishme financiare do te kene ndikimin e tyre ne kete fushe. Ekonomia boterore do te vonoje dhe kete ceshtje te rendesishme te vizave", tha ministri cek. Ndersa ministri i Jashtem, Basha theksoi se Cekia eshte nje vend i cili ne menyre te vazhdueshme ka mbeshtetur integrimin e Shqiperise ne NATO dhe BE. "Ndihma e Cekise ka qene shume e vyer drejt rruges sone per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO", tha Basha. Sipas tij, gjate Presidences ceke, rajoni dhe Shqiperia ne vecanti, do te vazhdojne te gezojne mbeshtetjen e plote ne rrugetimin e tyre drejt integrimit te plote evropian duke perfshire ketu dhe levizjen e lire te qytetareve. "Une mendoj se eshte nje lajm shume i mire qe Presidenca ceke, e cila ka percaktuar prioritetet gjate 6 muajve te fundit, vazhdon dhe do te vazhdoje te na mbeshtese edhe ne kete proces te liberalizimit te vizave dhe besojme qe kjo periudhe 6-mujore do te jete jashtezakonisht e rendesishme per te shenuar progresin qe ne deshirojme dhe qe presim ne kete drejtim dhe per te afruar sa me shpejt daten e levizjes se shqiptareve pa viza drejt hapesires shengen" tha Basha, duke pranuar shtyrjen e liberalizimit te vizave. Po keshtu ne takimin qe paten dy ministrat e Jashtem u theksuan premisat e mira mes dy vendeve per sa i perket investimeve dhe biznesit, ku privatizimi i OSSH nga nje kompani ceke u pa si hap i pare. Fatjona Mejdini

Fratini

Pak dite me pare gjate nje vizite qe zhvilloi ne Tirane, ministri i Jashtem i Italise, Franko Fratini deklaroi se qytetaret shqiptare kane shanse te mira qe te perfitojne nga liberalizimi i vizave ne fillim te vitit 2009.

"Aplikoni deri ne qershor per statusin e kandidatit"

Vendi qe do te marre gjashtemujorin e pare te vitit te ardhshem Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, Cekia shprehet pro pranimit te Shqiperise si vend kandidat prane BE-se. Keshtu gjate vizites se djeshme qe zhvilloi ne Tirane, ministri i Jashtem cek, Karel Schearzenberg deklaroi se Shqiperia si nje nga kombet me te vjetra ne Evrope, ka te gjithe te drejten te kandidoje si vend kandidat prane Bashkimit Evropian. "Nuk perben sekret fakti qe Shqiperia pritet te aplikoje per pranimin ne BE. Nje komb, nga me te vjetrit ne Evrope, eshte nje kandidat potencial per kete. Pa perfshirjen e nje vendi te tille ne familjen evropiane procesi i integrimit evropian nuk do te ishte i plote", deklaroi ne fjalen e tij ministri cek, duke i bere thirrje vendit "per te aplikuar gjate presidences ceke dhe per statusin e vendit kandidat". Deklarate kjo e bere gjate fjales para ambasadoreve shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›